• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

37 vjet më pas Fukuyama i kthehet tezës së “fundit të historisë”. A ka ndryshuar mendim?

Mendimtari politik që u bë i famshëm duke shpallur triumfin e demokracisë liberale sot shpjegon se çfarë donte të thoshte në të vërtetë dhe pse ndërmori udhëtimin e rrallë nga e djathta drejt së majtës

08:12 : 06/09/2026
në AKTUALITET, BOTA

Nga Jonathan Freedland/ The Guardian

Nuk ka shumë intelektualë publikë që mund të thonë se janë cituar nga kapiteni James T. Kirk i anijes kozmike Enterprise, por Francis Fukuyama është njëri prej tyre.

Në filmin Star Trek VI: The Undiscovered Country, personazhi i interpretuar nga William Shatner gjatë një momenti reflektimi thotë: “Disa njerëz mendojnë se e ardhmja do të sjellë fundin e  historisë, por historia ende nuk ka mbaruar.”
Kur filmi u shfaq në 1991 por dhe në vitet që pasuan, komente të tilla qenë të shpeshta. Ishin si një lloj reagimi ndaj një teze aq të famshme, saqë pothuajse nuk kishte nevojë të shpjegohej.

Ajo ishte shfaqur për herë të parë në një ese prej 15 faqesh të shkruar nga Fukuyama, atëherë një studiues 36-vjeçar. Ai e pati botuar në revistën amerikane të politikës së jashtme “The National Interest“, në verën e vitit 1989. Titulli kishte një pikëpyetje: Fundi i historisë?
Tre vjet më vonë, në formën e një libri, titulli u bë “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit“. Por këto ishin nuanca që, siç do të shohim, humbën gjatë rrugës.
Eseja e bëri autorin e saj të njohur ndërkombëtarisht dhe i dha hov një karriere si politolog, filozof dhe analist, i specializuar në politikën e jashtme dhe ekonominë politike.

Këshillat e Fukuyamës u kërkuan nga qeveri dhe borde kompanish në të gjithë botën, që nga drejtuesit e Ford-it deri në tendën e diktatorit libian, Muammar Gaddafi.

Lexo edhe:

Trump: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

Por, siç bëhet e qartë në librin e tij të ri me kujtime – një vepër që është më pak autobiografi tradicionale dhe më shumë histori e një jete të përkushtuar ndaj ideve, ku ndryshimet intelektuale dhe përçarjet akademike zenë më tepër vend sesa martesa 40-vjeçare e autorit – kjo tezë u bë gjithashtu një lloj barre për të.

E pyes se si ndihet për atë artikull. Ndoshta siç mund të jenë ndier Beatles për këngën e tyre të parë të madhe, “She Loves You“: mirënjohës për suksesin, por të lodhur nga detyrimi për ta luajtur vazhdimisht.

“Epo, pak nga të dyja”, thotë Fukuyama, tashmë 73 vjeç, gjatë një video-telefonate nga Kalifornia, përmes një kompjuteri që, meqë ra fjala, e ka montuar vetë.
“Sigurisht që mendoj se nuk do të kisha marrë vëmendjen që mora nëse do të kisha përdorur një titull tjetër. Pra, kjo bëri diferencën.”

Por pati edhe një anë negative.
“E dini, marr disa komente qesharake në internet. Nëse postoj një foto të nipërve të mi, më thonë: ‘Oh, mendova se ishte fundi i nipërve.’”

Një keqkuptim 37-vjeçar

Problemi, sipas Fukuyamës, është një keqkuptim 37-vjeçar – një keqkuptim që u krijua që në momentin kur eseja u botua.
Falë asaj shprehjeje të thjeshtë dhe të paharrueshme – “fundi i historisë” – njerëzit supozuan se Fukuyama po argumentonte se, me Luftën e Ftohtë, që po i afrohej fundit dhe me Murin e Berlinit gati për t’u rrëzuar, konfliktet njerëzore, madje edhe vetë ngjarjet njerëzore, po shkonin drejt përfundimit. Se të gjitha debatet e mëdha ishin zgjidhur, nuk do të kishte më luftëra dhe e gjithë bota së shpejti do të jetonte nën demokracinë liberale të modelit amerikan.
Siç shkruan ai në librin e ri, “In the Realm of the Last Man“, kjo u interpretua si shprehje e “triumfalizmit liberal naiv”, dhe për tri dekada atij i është bërë disa herë në javë pyetja nëse dëshironte të tërhiqej nga argumenti i tij. “Kam shkruar mijëra fjalë dhe kam dhënë dhjetëra intervista duke u përpjekur t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.”

Në fakt, më thotë ai, kjo ishte “një nga arsyet që më nxitën për të shkruar kujtimet: që më në fund të shpjegoja në mënyrë shumë të qartë se çfarë synoja, pikat në të cilat gabova dhe pikat në të cilat besoj se ende kam të drejtë”.
Libri e bën të qartë se argumenti i tij ishte shumë më i ndërlikuar, i mbështetur në mendimin hegelian dhe i frymëzuar nga një interpretues i mëparshëm i Hegelit, Alexandre Kojève, nga i cili Fukuyama mori atë titull kaq të rëndësishëm.
Sipas Kojève, fundi i historisë ishte momenti kur shfaqej një parim ose një grup idesh që nuk mund të përmirësohej më tej për sa i përket aftësisë së tyre për të kënaqur qeniet njerëzore që jetonin në një sistem të ndërtuar mbi to.

Kojève kishte propozuar me shaka vitin 1806 si fundin e historisë, sepse pikërisht atëherë, falë fitores së Napoleonit ndaj monarkisë prusiane në betejën e Jena-Auerstedt, kodi që mbante emrin e Napoleonit – kuadri ligjor i dalë nga Revolucioni Francez – mbërriti në zemër të Europës së vjetër.
Siç shkruan Fukuyama, revolucioni i vitit 1789 “vendosi parimet themelore të një rendi modern liberal, përkatësisht dy parimet e lirisë dhe barazisë, ose barazinë e lirisë”.

Sigurisht, këto parime nuk u zbatuan menjëherë dhe as plotësisht. Ndërsa Napoleoni përparonte në Europën Qendrore, autoritetet koloniale franceze po shtypnin një revoltë skllevërish në Haiti.
“Por pika e Kojève ishte se, sapo ideja e lirisë universale të ishte përhapur, do të qe vetëm çështje kohe që këto parime të pranoheshin dhe të praktikoheshin në të gjithë botën”. Madje edhe nëse koha e nevojshme do të matej me shekuj dhe rrugës do të kishte plot ngjarje – përfshirë dy luftëra botërore.

Çfarë donte të thoshte Fukuyama në vitin 1989

Në vitin 1989 Fukuyama arsyetonte kështu: Demokracia liberale ishte larg së qeni perfekte, ajo nuk ishte përhapur kudo, për më tepër as se të gjitha konfliktet nuk kishin përfunduar. Por, se provat ishin dukshëm bindëse se nuk ekzistonte një parim apo sistem tjetër më i mirë. Fukuyama e ruan ende me fanatizëm këtë qëndrim.

“Për më shumë se 30 vjet kam thënë se po kërkoj një sistem alternativ që pretendon të jetë më i kënaqshëm për qeniet njerëzore sesa demokracia liberale. Dhe kanë dalë disa kandidatë. Disa prej tyre, mendoj, janë shumë të pabesueshëm.”

Ai përmend si një prej tyre teokracinë e stilit iranian. Modeli kinez është një pretendent më serioz. Si sistem autoritar, thotë ai, mund të marrë vendime në mënyrë më efikase sesa demokracia liberale.
“Pra, pyetja për mua është: a është ky gjithashtu një sistem i qëndrueshëm? A do ta shohim të përsëritur në vende të tjera pas 30 vjetësh? Dhe kjo ende mbetet një pyetje e hapur”.

Nëse, gjatë brezit të ardhshëm, Kina rezulton shumë më e suksesshme se SHBA-ja dhe ofron një model të eksportueshëm që plotëson nevojat njerëzore, Fukuyama premton se do të jetë “plotësisht i gatshëm të pranojë se kam gabuar në premisën themelore”.

Ai pranon gjithashtu se konsensusi aktual mbi demokracinë liberale është larg së qenit universal dhe se veçanërisht pjesa “liberale” e kësaj ideje – besimi te kufizimei dhe kontrollei mbi pushtetin e zgjedhur – është vënë në diskutim.

Ai argumenton se kjo ndodh pjesërisht sepse mbështetja për këto kufizime shpesh ka qenë e lidhur me kujtesën kolektive se sa e rrezikshme mund të bëhet bota pa to. Por një brez i ri, që ka njohur vetëm paqen dhe prosperitetin dhe për të cilin tiranitë e mesit të shekullit XX janë histori e largët, po shkon drejt një vetëdije të zbehtë për rreziqet e një pushteti të pakufizuar dhe joliberal.

Trumpi dhe mungesa e një busulle morale

Por a nuk është Donald Trumpi, i lindur vetëm një vit pas mposhtjes së nazizmit, prova se afërsia me atë histori të errët nuk nënkupton domosdoshmërisht respekt për barrierat mbrojtëse të vendosura nga demokracia liberale?
Si ta shpjegojmë shpërfilljen e presidentit amerikan ndaj këtij rreziku?

“E dini, kjo është një nga pyetjet e mëdha psikologjike që historianët e ardhshëm do të duhet t’i përgjigjen.Trump ka pasur një tërheqje të çuditshme jo vetëm ndaj Rusisë së sotme dhe Vladimir Putinit, por që në vitet 1980 ai vizitoi Moskën.

Ai botoi reklama të plota në gazeta duke sulmuar NATO-n që atëherë, kur ne ishim ende në mes të Luftës së Ftohtë.
Dua të them, kjo duhet të ketë të bëjë disi me mungesën e çdo lloj busulle morale përtej interesit të tij personal.
Në thelb, ai shqetësohet vetëm nëse mund të fitojë para dhe, nëse mund të fitosh para në një tirani, për të është gjithcka në rregull”.

Ia vlen të kuptosh deri në fund se çfarë donte të thoshte Fukuyama përgjatë tërë atyre viteve, sepse, sapo ta bësh këtë, gjen një ide shumë më interesante sesa versionet e reduktuara të tezës së tij.

Paragrafi i fundit i esesë së tij të vitit 1989 deklaronte: “Fundi i historisë do të jetë një kohë shumë e trishtuar.”
Meqë pyetja themelore e politikës do të ishte zgjidhur në thelb, edhe pse larg realizimit të plotë, “lufta ideologjike mbarëbotërore që nxiti guximin, kurajën, imagjinatën dhe idealizmin do të zëvendësohet nga llogaritjet ekonomike, zgjidhja e pafundme e problemeve teknike, shqetësimet mjedisore dhe plotësimi i kërkesave të sofistikuara të konsumatorëve”.Tani Fukuyama shkruan:

“Qenia që shfaqet në fundin e historisë është zakonisht dikush i zhveshur nga lufta, rreziku dhe ambicia, dikush që filozofi Niçe e quajti ‘Njeriu i Fundit’. Ne kemi jetuar në mbretërinë e Njeriut të Fundit prej njëfarë kohe tashmë”.
Kur kjo ide zbërthehet, edhe ata që kundërshtojnë interpretimin e Fukuyamës për vitin 1989 duhet të pranojnë se ai kishte një intuitë të jashtëzakonshme për atë që do të vinte.

Trumpi dhe etja për respekt

Ajo që parashikonte ishte se shoqëritë demokratike liberale mund të ishin shumë të afta për të siguruar stabilitet dhe një nivel relativ rehatie materiale, por nga kjo gjithsesi do të lindte një mungesë thelbësore.

Ai i referohet konceptit të Sokratit, thymos, ose shpirtit luftarak: asaj pjese të shpirtit që dëshiron respektin ose vlerësimin e qenieve të tjera njerëzore. Njeriu i fundit mund t’i ketë nevojat e tij themelore ekonomike të plotësuara, por do të zemërohej nëse besonte se nuk po merrte vendin që i takonte.

Në thelb, bëhet fjalë për një dëshirë të thjeshtë: që dinjiteti i barabartë i secilit të respektohet.

Duke lexuar këto pasazhe, është e vështirë të mos mendosh për rritjen mbarëbotërore të populizmit nacionalist dhe, në veçanti, për lëvizjen MAGA.
“Masa e njerëzve që shkojnë në mitingjet e Donald Trumpit ndiejnë se elitat liberale nuk i kanë respektuar”, thotë Fukuyama.

“Një nga gjërat që e çuan Trumpin në majë të sistemit politik amerikan është fakti se ai kuptoi se ata po trajtoheshin pa respekt dhe gjeti një mënyrë për t’u folur me një gjuhë që nuk shfaqte atë lloj përçmimi.
Ai nuk përdor fjalë të mëdha. Tregon histori budallaqe që ata i konsiderojnë shumë qesharake aq sa njerëzit e arsimuar tmerrohen prej tyre”.

Etiketa: FukuyamaJames T. KirkTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

09:28 : 05/09/2026
BOTA

Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

11:48 : 04/09/2026
BOTA

Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë

09:24 : 02/09/2026
BOTA

Zv.kancelari gjerman – Trumpit: Luftë e pakuptimtë me Iranin, po vuajmë pasojat te karburantet

21:21 : 28/08/2026
BOTA

Trump: Fola me Putinin, Rusia nuk do të sulmojë NATO-n

22:20 : 27/08/2026
BOTA

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje

16:06 : 26/08/2026
Para

Ekonomia shqiptare peng i parasë së pistë: Çfarë fshihet pas bumit të pronave dhe Lekut të fortë?!

TË GJITHA

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

16:30 : 06/09/2026

Shpërthen zjarri në një sallë dasmash, 22 persona humbin jetën në Kongo

16:18 : 06/09/2026

Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri

16:02 : 06/09/2026

Nga territoret e pushtuara drejt Koresë së Veriut/ BE godet kampin ku dërgohen fëmijët ukrainas

15:50 : 06/09/2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë?

15:35 : 06/09/2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

15:29 : 06/09/2026

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

15:07 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvonwinanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişsetrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet