Lajmet e fundit

Gjermania po planifikon një paketë të gjerë masash për të forcuar mbrojtjen ndaj sulmeve me dronë, sulmeve kibernetike dhe sabotazhit të dyshuar rus, njoftoi Ministria e Brendshme.
Plani parashikon njësi të lëvizshme kundër dronëve në qytete, veçanërisht pranë aeroporteve, qendrave të transportit dhe objekteve qeveritare.
Kompanitë që menaxhojnë infrastrukturë kritike do të kenë gjithashtu më shumë kompetenca për t’u mbrojtur nga dronët, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjermania planifikon edhe krijimin e një “cyberdome” kombëtare, një rrjet sensorësh për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Po ashtu, pritet të zgjerohet përdorimi i inteligjencës artificiale, njohjes biometrike të fytyrës dhe kamerave të sigurisë.
Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt deklaroi se sulmet hibride ruse tashmë janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm.
“Këto sulme do të shtohen, por ne mund të mbrohemi dhe të mbrojmë veten”, tha Dobrindt.