Lajmet e fundit

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të Syrit të Kaltër.
Si pasojë e zjarrit janë djegur katër kioska private tregtimi.
Pas njoftimit për zjarrin, abcnewsal shkruan se në vendngjarje kanë dalë tre mjete zjarrfikëse dhe dy mjete të policisë, së bashku me forcat policore, transmeton Klankosova.tv.
Për rreth dy orë është luftuar me flakët, ndërsa zjarri është arritur të shuhet rreth orës 02:00.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.
