Lajmet e fundit

Influencuesi dhe biznesmeni britaniko-nigerian Igho Ubiribo, 43 vjeç, ka vdekur pas një procedure për zmadhimin e penisit në një klinikë në Tajlandë.
Sipas dëshmive në hetimin për vdekjen e tij, Ubiribo iu injektuan rreth 40 mililitra acid hialuronik dhe lidokainë. Pas procedurës, ai shkoi për masazh, ku filloi të ankohej për dhimbje në gjoks dhe humbi ndjenjat dy herë, transmeton Klankosova.tv.
Ai u dërgua në spitalin Sukhumvit në Bangkok, ku fillimisht ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte normalisht. Më vonë, gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët konstatuan se kishte pësuar emboli pulmonare, një mpiksje që bllokon qarkullimin e gjakut në mushkëri.

Pavarësisht përpjekjeve për reanimim për rreth 100 minuta, 43-vjeçari ndërroi jetë. Një autopsi e kryer më vonë në Britani zbuloi material në mushkëritë e tij që përputhej me acidin hialuronik të përdorur gjatë procedurës dhe përcaktoi se ndërhyrja kishte shkaktuar embolinë.
Ubiribo, i njohur në rrjetet sociale si “Tiny” dhe “Ego”, kishte rreth 185 mijë ndjekës në Instagram dhe ishte i njohur për jetën e tij luksoze, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.
Në ceremoninë e varrimit në Kensington mori pjesë edhe miku i tij i fëmijërisë, ylli nigerian i Afrobeats, Davido, i cili e përshkroi vdekjen e tij si një humbje të rëndë dhe tha se ngjarja “nuk duket reale”.