Lajmet e fundit

Më shumë se 10 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një luginë në Himalaje, ekipet e shpëtimit në Nepal vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar.
Chandika Shrestha, 64 vjeç, u gjet e gjallë më 5 shtator në katin e katërt të shtëpisë së saj, e cila ishte pjesërisht e mbuluar nga rrëshqitja masive e dheut në distriktin Nuwakot.
Sipas Reuters, gruaja u zbulua nga pjesëtarë të Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, të cilët po zhvillonin operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë, transmeton Klankosova.tv.
Shrestha u transportua me helikopter drejt një spitali në Kathmandu, ku po merr trajtim mjekësor.
Gjetja e saj e gjallë, më shumë se 10 ditë pas katastrofës, është cilësuar si një zhvillim i jashtëzakonshëm në operacionet e shpëtimit, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbijetuar nën rrënoja.