SYRI TV/ Fier - Zjarri i djeg fermerit 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi

12:43, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i janë shkrumbuar 1200 rrënjë ullinj. Ai shprehet se investimin e ka kryer me kredi dhe se shteti  nuk i gjendet pranë në këtë situatë të vështirë. 

Syri tv

Zjarri i ditëve të fundit në Levan të Fierit  ka sjellë dëme kolosale për qindra fermerë e blegtorë.

Një prej tyre është Enrik Bozo nga Levani, i  cili në një lidhje live në Syri Tv shprehet se zjarri i ka shkrumbuar 1200 rrënjë ullinj.

Ai shprehet se ka marrë 100 milionë lekë kredi në bankë dhe tani është i falimentuar pasi shteti nuk e subvencionin për dëmet që ka pësuar.

Më të njëjtin problem përballën me qindra fermerë në Fier dhe zona të tjera të jugut të vendit, por dora e shtetit nuk ndjehet askund përballë kësaj fatkeqësie.

Sot në Fier ka qenë aktive një varët zjarri në zonën e Frakullës, për të cilën janë angazhuar mbi 30 pjesëtarë të Forcave të Armatosura për shuarjen e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco