×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përplasja mes biznesmenëve, Luan Muça deklaratë për mediat: Si nisi konflikti me Vasil Bedinajn

Biznesmeni Luan Muça ka dhënë versionin e tij mbi konfliktin e ndodhur me hotelin “Rexhina Palm”, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj.

Në një reagim për mediat, pas vendimit të Gjykatës së Vlorës që e la nën masën e detyrimit të paraqitjes, Muça shprehet se historia se ai i kishte vendosur gjobë 5 milionë euro Bedinajt është një sajesë. 

Biznesmeni shprehet se është takuar me Bedinaj për të zgjidhur konfliktin e pronësisë që ata kanë prej disa kohësh në zonën e Palasës. Megjithatë ai thotë se situata u tensionua dhe njerëz të Bedinajt ishin të armatosur. Muça pretendon gjithashtu se Bedinaj e ka manipuluar opinionin publik përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe raportimeve mediatike.

Reagimi i plotë:

Pershendetje! Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat. Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë. Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje. Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar. Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij. Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar. Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur. Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim. Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre. Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia, Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen. Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda