Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike.
Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model flokësh më të errët, për fundjavën e Ditës së Punës në një nga fushat e tij të golfit. Trump duket se ka hequr dorë nga “flokët e arta” duke i lyer ato në një ngjyrë më të errët, pothuajse kafe.

Pamja e re vjen disa javë pasi Trump, 80 vjeç, i bëri rrjetet sociale të tërbohen me flokët e tij voluminoze dhe bjonde, ndërsa fliste në “Red Rock Casino” në Las Vegas.

Biografi i tij, Michael Wolff, ka zbuluar që atëherë se presidenti ka një truk në dorë për t’u siguruar që flokët e tij janë gjithmonë të krehura në mënyrë perfekte. Wolff pohoi në podkastin Inside Trump’s Head se presidenti nuk udhëton kurrë pa sendet e tij të besueshme të flokëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/