Vdekja e Jeffrey Epstein vijon të jetë e rrethuar me mister, duke shërbyer si “ushqim” për shumë teori konspirative. Vendimi zyrtar është se pedofili i dënuar vdiq nga vetëvrasja pasi vari veten në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Nju Jork.
Megjithatë, shumë mbeten të bindur se ai u vra, me një sërë rrethanash të pashpjegueshme që vazhdojnë të nxisin pyetje mbi atë që ndodhi në të vërtetë. Tani, një dokumentar i ri që eksploron krimet e Epstein, rrethin e tij të ngushtë dhe pasojat e vdekjes së tij ka rishikuar disa nga ato pyetje pa përgjigje, me disa figura kyçe që ofrojnë detaje që thonë se hedhin dyshime mbi rrëfimin zyrtar.
Dokumentari i ri i ABC-së, i cili u shfaq premierë në HBO Max më 3 shtator, shqyrton teoritë që lidhen me vdekjen e tij. Midis të intervistuarve është David Schoen, avokati i Epstein në kohën e vdekjes së tij. Schoen foli me Epstein nëntë ditë para se ai të vdiste, pas një tentative të mëparshme vetëvrasjeje të dyshuar, të cilën Epstein e mohoi.

Historia që tregoi për atë që kishte ndodhur ishte se shoku i qelisë e kishte detyruar të vinte një litar rreth qafës dhe ta tërhiqte atë vetëm për të parë reagimin që do të kishte Epstein. Avokati tha se Epstein ishte i dëshpëruar që ndodhej në burg, por gjithsesi mbetej i vendosur të luftonte çështjen e trafikimit seksual kundër tij.
“Fakti që ai donte ta luftonte këtë çështje deri një ditë para se të vdiste, më thotë se nuk ka gjasa që ai të ketë kryer vetëvrasje.“- tha avokati.
Epstein ishte në pritje të gjyqit për akuzat për trafikim seksual kur u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut. Dy rojet përgjegjëse për monitorimin e tij, të cilët ishin caktuar në qelinë e tij pas tentativës së mëparshme të dyshuar për vetëvrasje, thuhet se ranë në gjumë dhe nuk e kontrolluan për rreth tre orë. Në të njëjtën kohë, kamerat jashtë qelisë së tij nuk funksionuan siç duhet.
Në vitin 2023, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së arriti në përfundimin se kishte pasur “dështime në performancën në punë” nga zyrtarët e burgut, por pohoi se Epstein kishte vdekur nga vetëvrasja. Megjithatë, pyetjet mbi rrëfimin zyrtar kanë vazhduar, me disa që argumentojnë se lidhjet e forta që Epstein kishte mund të jenë bërë shka që disa nejrëz ta vrisnin.
Një tjetër figurë kyçe e intervistuar në dokumentar është Michael Baden, patologu mjeko-ligjor që ekzaminoi trupin e Epstein pas vdekjes së tij. Baden tha se i ishte kërkuar të merrte pjesë në autopsi të nesërmen.
“Epstein u gjet i varur në qelinë e tij të burgut. Detaji i pazakontë ishte që litari i përdorur për varjen rreth qafës ishte horizontal. Në një varje vetëvrasëse, shenja e litarit zakonisht është në pjesën e lartë të qafës vertikalisht. Dhe pastaj momenti i surprizës. Pati tre fraktura, dy nga kërci i tiroides, që është molla e Adamit. Dhe një nga kocka hioide. Në 50 vjet që e bëj këtë, nuk e kam parë kurrë këtë. Ky është një dëmtim shumë më i zakonshëm shtypës në mbytje vrasëse. Prandaj, unë nuk mund të them me siguri nëse ishte vetëvrasje. Megjithatë, shefi im 3-4 ditë më vonë e përcaktoi si vetëvrasje”- tregoi mjeku.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/