Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në dasmën e vëllait të saj. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shihet tepër elegante duke iu bashkuar valles së bashku me disa vajza të tjera, nën ritmin e muzikës popullore shqiptare.
Për këtë mbrëmje të veçantë, Bebe kishte zgjedhur një fustan elegant në ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë.
Këngëtarja duket se shijon pafund kërcimin, ndërsa dhe më herët ka treguar se i pëlqen kultura tradicionale shqiptare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/