Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një operacioni anti-drogë në Sarandë.
Mësohet se në pranga ka rënë Altin Halit Arapi (Demiri), i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal dhe që organizonte shpërndarjen e drogës. Arapi konsiderohej nga Policia e Shtetit si një nga emrat më të njohur të botës së krimit lokal në Sarandë. Ai kishte vite që dyshohej se kontrollonte aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë qytet bregdetar.
Pjesëtarë të tjerë të grupit që janë arrestuar janë: Arlind Osmani, Feliks Filja, Med Myftaraj, Klerjan Popshni, Redian Arizi, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Erjon Dido, Dhimitër Terolli, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaçi, Flatun Lalaj, Bledar Kovaci, Shqefet Bezhani, Andrea Babi, Nazif Refitaj, Elvis Demçaj, Devis Saliaj, Korado Omeri, dhe Fabjo Berhamaj.
Grupi dyshohet se vendoste shpërndarës pranë plazheve dhe lokaleve të natës, për të shënjestruar turistët dhe vizitorët e qytetit bregdetar gjatë verës. Por gjithashtu, ata shpërndanin drogë edhe pranë shkollave të qytetit. Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare, që përdoreshin nga grupi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/