Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit dhe nuk hap vetë derën e Thesarit të Shtetit.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e Thesarit të Shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”– shkruan Rama.
Prej disa ditësh magjistratët nuk kanë marrë pagën, për shkak se fondi është bllokuar në Thesarin e Shtetit. Kjo vjen pasi KLGJ e KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me argumentin se Kuvendi nuk kishte miratuar një formulë të re brenda 31 korrikut, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ministri Toni Gogu tha se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Ndërkohë, Ministria e Financave ka reaguar duke thënë se listë-pagesat janë dërguar me modeli ne ri, që ende nuk është miratuar nga Kuvendi dhe për këtë arsye kërkohet që të kalohen listë-pagesat me modelin e përdorur edhe në muajin korrik.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/