Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm zonën rreth Syrit të Kaltër, në Finiq.
Raportohet se flakët kanë nisur pak pas mesnatës, e për pasojë janë djegur 4 kioska tregtimi private. Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore. Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri.
Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë masë elektrike, megjithatë autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e saktë të zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/