• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

by E B
06/09/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ziles së fundit, nxënësit në shkolla do të vijojnë me detyra, muzikë, teatër, kërcim dhe artizanat. Ministria e Arsimit ka përzgjedhur tashmë 408 institucione për zbatimin e programit “Pas Shkolle”.
“Kemi përgatitur 408 institucione, të cilat do të mirëpresin programin dhe zbatimin e fashave dhe klubeve të caktuara sipas shkollave. Janë përzgjedhur në varësi të kushteve, ambienteve dhe në përshtatje me interesat dhe kërkesat e nxënësve”, tha Herida Duro, zv.ministre e Arsimit.

Programi do të shtrihet në të gjithë ciklin parauniversitar, ndërsa aktivitetet do të ndryshojnë sipas grupmoshave.
“Nga klasa e parë deri në të pestën, nxënësit do të përfitojnë dy module: të bërit e detyrave dhe përmirësimin e njohurive të tyre, por edhe modulin e arteve dhe zejeve, në disiplina si teatri, muzika, kërcimi, artet figurative dhe artizanati”, shtoi Duro.

Në program do të angazhohen mësues të ciklit fillor, mësues në pritje në portal, mësues në pension, të sapodiplomuar, si dhe artistë e trajnerë të fushave përkatëse.

“Pagesa, 1 mijë lekë ora, besojmë se do të bëjë të mundur rekrutimin e një pjese të mirë të të sapodiplomuarve dhe të artistëve të rinj”, tha ajo.

Programi, Sipas zv. ministres së Arsimit, synon t’u vijë në ndihmë prindërve që punojnë dhe të largojë fëmijët nga varësia ndaj ekraneve. Regjistrimet do të hapen në sistemin SMIP, pasi të ketë përfunduar formimi i klasave. Kërkesa do të paraqitet nga prindi, ndërsa qëndrimi i nxënësve në shkollë parashikohet të zgjasë të paktën deri në orën 15:00.

Next Post
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

September 6, 2026
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com