Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness. Më 23 qershor 2026, në New York, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë, duke e mbajtur pozicionin për 31.22 sekonda.
Pas këtij rekordi qëndrojnë 18 vjet punë dhe përgatitje, ndërsa për vëllezërit Balla ky është rezultati i një rrugëtimi të gjatë si artistë profesionistë.
Për Artan Ballën, ajo që kanë arritur ndër vite ka qenë gjithmonë diçka që nuk ishte menduar më parë.
“Si vëllezërit Balla gjithë projekti jonë ka qenë gjithmonë që ajo çfarë ne kemi arritur ka qenë diçka që nuk ishte menduar ndonjëherë, ashtu si dhe vetë Simon Cowell tha që këtë që keni bërë nuk ishte menduar ndonjëherë që të arrinte. Edhe ky si rekord edhe vetë nuk e kishim menduar, por që nga puna e gjithë këtyre viteve dhe që duke u bashkuar bashkë edhe me kompaninë tonë edhe me njerëzit që kemi dhe me njerëzit që na mbështesin, na ka shtyrë që ne të arrijmë këtë rekord të tretë, ka thënë Balla.Përtej sfidave të rekordeve, ata po përgatiten për një projekt të ri artistik, një shou të madh që synojnë ta sjellin në New York.
Nga akrobacia dhe ekuilibri ekstrem, te futbolli, një tjetër shqiptar ka vendosur emrin e tij në librin e rekordeve Guinness.
Tre rekorde Guinness për vëllezërit Balla dhe rekorde të shumta për Agim Agushin. Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie të tejkalojnë kufijtë dhe të shkruajnë emrin e shqiptarëve në librin e rekordeve botërore.