’Shame and Money’ me premierë në Tirana Film Festival
5 September, 2026 - 23:05
Regjisori kosovar Visar Morina do të jetë në Tiranë për të prezantuar premierën kombëtare të filmit të tij “Shame and Money”, i cili është vlerësuar me Çmimin e Jurisë në kategorinë World Cinema Dramatic Competition në Sundance Film Festival 2026, përcjell KultPlus.
Filmi, që trajton historinë e një çifti në të 40-at, i cili detyrohet të largohet nga shtëpia dhe ferma e tij në Kosovë pas një konflikti familjar, do të shfaqet më 23 shtator, në orën 18:30, në Kinema Millennium, në kuadër të Tirana Film Festival. “Shame and Money” sjell në qendër përpjekjen e çiftit për të nisur një jetë të re në Prishtinë, duke u përballur me presionin dhe realitetin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste.
Në vijim gjeni postimin e Tirana Film Festival:
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Visar Morina do të jetë në Tiranë për të prezantuar premierën kombëtare të Shame and Money, fitues i Grand Jury Prize – World Cinema Dramatic Competition në Sundance Film Festival 2026.
Visar Morina ka fituar në TIFF 2010 me filmin e tij të parë të shkurtër Death by Suffocation dhe me filmin Babai (Father, 2015). Ai ka qenë gjithashtu pjesë e jurisë ndërkombëtare të TIFF.
Shame and Money
Çfarë ndodh kur gjithçka që ke ndërtuar gjatë gjithë jetës zhduket brenda një nate?
Një çift në të 40-at detyrohet të lërë shtëpinë dhe fermën e tyre në Kosovë pas një konflikti familjar. Në kërkim të punës, stabilitetit dhe një jete më të mirë për familjen, ata zhvendosen në Prishtinë, ku përballen me presionin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste.
23 Shtator | 18:30
Kinema Millennium./KultPlus.com


