Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e së premtes kodrat mbi Himarë dhe u përhap drejt zonave të banuara ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtatë banesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa situata vijon të mbetet aktive edhe mëngjesin e sotëm.

Gjatë orëve të para të mëngjesit situata është vënë disi nën kontroll, ndërsa me zbardhjen e ditës ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Helikopterët janë angazhuar për goditjen e vatrave aktive dhe për frenimin e përhapjes së flakëve.

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin e situatës. Rreth 300 prej tyre janë forca zjarrfikëse, të mbështetura nga automjete dhe ekipe të MZSH-së nga Fier, Tiranë, Tepelenë, Himarë, Vlorë, Finiq, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Dropull.

Në operacion janë përfshirë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, strukturat e Bashkisë Himarë, Urgjenca Mjekësore dhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile. Fokusi i tyre ka qenë evakuimi dhe siguria e banorëve e turistëve, si dhe mbështetja e ekipeve zjarrfikëse.

Në ndihmë të strukturave civile janë angazhuar edhe 160 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po kontribuojnë në izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Flakët u përhapën gjatë natës drejt zonave të banuara, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa evakuimi. Ndërhyrja nga ajri nuk ishte e mundur gjatë orëve të errëta për shkak të kufizimeve të operimit të mjeteve ajrore zjarrfikëse.

Aktualisht, forcat në terren po ndërhyjnë në disa drejtime, me qëllim izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. a.b

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.