Një aksident ujor ka ndodhur në Liqenin e Komanit, në afërsi të Lumit të Shalës, ku 2 varka me turistë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga incidenti në zonën turistike kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët ishin turistë.

Nga burimet fillestare mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Policia dhe Ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga uji.