
Një tjetër lajm i mirë për arsimin në Shkodër. Bashkia Shkodër është shpallur fituese në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për investime në infrastrukturën arsimore, duke siguruar financimin për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Skënderbeg”, si dhe ndërtimin e mjediseve sportive në gjimnazin “Oso Kuka”.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e cilësoi këtë një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të arsimit, duke theksuar se nxënësit dhe mësuesit do të përfitojnë ambiente moderne, funksionale dhe më cilësore për mësimdhënie dhe aktivitete sportive.
Sipas Becit, investimet në shkollat e Shkodrës nuk janë më premtime, por projekte konkrete që po realizohen, duke transformuar çdo ditë infrastrukturën arsimore në shërbim të brezave të rinj






