
Vllaznia ndalet në barazim nga Skënderbeu, spektakël me katër gola në “Loro Boriçi”
Vllaznia e ka nisur me barazim sezonin e ri të Abissnet Superiores, duke u ndalur 2-2 përballë Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pas një pjese të parë pa gola, shkodranët zhbllokuan rezultatin në minutën e 50-të me Mustën. Vetëm katër minuta më vonë, Balaj realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar avantazhin.
Skënderbeu reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën në minutën e 57-të me Janaqin, i cili shënoi një gol spektakolar. Korçarët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 75-të gjetën golin e barazimit me Bismarkun.
Vllaznia e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pasi Duli mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të. Në fund, skuadrat ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të kampionatit.






