
KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Adnard Mehmeti, i cili i bashkohet skuadrës kuqeblu pas marrëveshjes së arritur me Partizanin.
Klubi shkodran e konsideron Mehmetin një lojtar me cilësi dhe potencial, që do të forcojë ekipin në prag të sezonit 2026-2027 dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Vllaznisë.
Përmes një mesazhi mirëseardhjeje, drejtuesit e klubit i kanë uruar Adnard Mehmetit suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me skuadrën dhe tifozët.
Me këtë transferim, Vllaznia vijon përforcimin e organikës në prag të nisjes së sezonit të ri.






