
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e nisi javën me një takim pune me administratorët e pesë rajoneve të qytetit, ku u analizuan ndërhyrjet e realizuara dhe u përcaktuan punët që presin të vihen në zbatim.
Në fokus të takimit ishin mirëmbajtja e hapësirave publike dhe trajtimi i shqetësimeve të përditshme të qytetarëve. Beci kërkoi koordinim dhe reagim të shpejtë nga strukturat vendore, me synim përmirësimin e shërbimeve në çdo rajon të Shkodrës.
“Vëmendje e shtuar ndaj hapësirave publike dhe shqetësimeve të përditshme të qytetarëve, për t’u dhënë shërbim më të mirë dhe zgjidhje sa më të shpejta”, u shpreh kryebashkiaku.






