
Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi zhvillohet në orën 17:30 dhe pason mbledhjet dy ditore në Pogradec dhe mbledhjen e djeshme të qeverisë.
Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’.
Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.






