Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Sali Berisha ka gjetur në Nju Jork skenën e radhës për të bërë atë që di më mirë: të ulet në një tavolinë me shqiptarë, të marrë mikrofonin dhe ta kthejë vaktin në leksion për Shqipërinë, Amerikën, Meksikën, krimin, drogën, dollarin, euron dhe fatin ekzistencial të kombit.
Në pamje të parë, ishte një takim me diasporën. Në thelb, një nga ato skenat ku politika shqiptare merr formën më të njohur: disa njerëz të ulur për të ngrënë, një lider në krye të tryezës dhe një ligjëratë që nis me Shqipërinë, kalon nga kartelet e Meksikës dhe përfundon te misioni historik i emigrantëve.
Berisha foli për shpopullimin, për drogën, për zhvlerësimin e euros e dollarit, për falimentimin e bizneseve, për “çifligun e një njeriu” dhe për një regjim që sipas tij po e gërryen Shqipërinë nga brenda. Në një moment, Shqipëria u krahasua edhe me Meksikën, ku sipas Berishës efekti i parave të pista në ekonomi është më i vogël se në vendin tonë.
Pra, shqiptarët në Nju Jork kishin dalë për një takim, ndoshta edhe për një vakt, por përfunduan në një kurs të përshpejtuar mbi gjeopolitikën e krimit, ekonominë informale, remitancat, narkotrafikun dhe historinë e platformave të shpopullimit. Nga pjata te Çubrilloviçi, nga dollari te droga, nga diaspora te shpëtimi kombëtar.
Ironia është se Berisha, i cili prej vitesh është vetë një nga figurat më të gjata dhe më të diskutueshme të tranzicionit shqiptar, u foli shqiptarëve të larguar për dramën e largimit nga Shqipëria. Sikur shpopullimi të ketë nisur dje. Sikur vendi të jetë zbrazur vetëm nga qeverisja e Ramës dhe jo nga një sistem politik ku Berisha ka qenë jo spektator, por aktor kryesor për më shumë se tri dekada.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së e paraqiti diasporën si shpresën e fundit për të shpëtuar Shqipërinë nga kapja e shtetit, propaganda dhe krimi i organizuar. Dhe këtu tabloja bëhet edhe më cinike: politika që për vite i ka larguar shqiptarët nga vendi, tani u kërkon atyre, nga larg, të shpëtojnë vendin që vetë nuk arriti ta bëjë të jetueshëm.
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Pas premtimeve, fjalimeve dhe “dëgjimit” të halleve të shqiptarëve, Partia Socialiste ka nisur një tjetër tur takimesh...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer debatin për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura,...
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
Sesion i ri, beteja të vjetra. Më 8 shtator, deputetët rikthehen pas pushimeve në punë me detyra të mbartura, pasi në tryez&e...
Banorët e Divjakës u ngritën për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkim...