
Vllaznia merr humbjen e parë, në ndeshjen e parë pasi FSHF dënoi presidentin Xhaferi dhe trajnerin Martini, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna karshi.
MINUTA 4 – Fadairo merr topin në mesfushë dhe lëshon një predhë nga distanca që ndalet në trekëndëshin e portës.
MINUTA 21 – Vjen goli i shkodranëve pas një goditje këndi, ku Vata dërgon sferën në portën e vet pas një përplasje.
MINUTA 45+4 – Kundërsulm perfekt i të kuqve me Bintsuka i cili gjen Aliun. Ky i fundit nuk gabon para Avram dhe kalon përsëri ekipin e tij në avantazh.
MINUTA 57 – Një top drejt zonës grushtohet gabimisht nga Qirko i cili çon sferën te Musta. Ky i fundit e çon me lehtësi në portën e boshatisur.
MINUTA 98 – 11- metërsh për Partizanin, herën e parë Awram pret goditjen e Sidibe por arbitri përsërit penalltinë. Humen godet saktë dhe i jep fitoren “të kuqve” 3- 2 në Shkodër.
Me këtë humbje Vllaznia mbetet në kuotën e 2 pikëve, ndërsa javën e katërt do të udhëtojë drejt fushës së vështirë të Laçit, i cili u mund sot nga Teuta 1-3.




