Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rama nuk humb kohë, pas dorëheqjes së Evis Sala, dërgon në Presidencë emrin e ministres së re…

ShkodraWeb 3 September, 2026
qeveria rama 4 2026

Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë.

Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali.

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali. Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin shëndetësor”.

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT. Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali. Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Post navigation

Previous: Saga e vrasjeve mes fiseve Reçi dhe Bardhi, viktima e sotme ishte vëllai i Martin Bardhit i vrarë 3 vite më parë
Next: Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, me titullar të ri, ja kush zëvendëson Jetmir Lumajn

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.