
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Vorë-Fushë Krujë, duke i marrë jetën gazetarit Xhesjan Zogu, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, i riu ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës.
Mësohet se një makinë “Benz” që drejtohej nga Behar Ruçi nga Korça u përplas me makinën e gazetarit, duke i shkaktuar atij vdekjen. Po ashtu i plagosur mbeti edhe drejtuesi i mjetit tjetër. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, i cili ka sjellë përplasjen.
DVP Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.




