Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Kryebashkiak fuqiplotë nga paraburgimi, precedenti i rrezikshëm i bashkisë së Tiranë…

ShkodraWeb 1 September, 2026
avokat ndrecaj veliaj 2026

Tashmë Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po administrohet drejtpërdrejt nga kryebashkiaku i saj në paraburgim, Erion Veliaj. Me shumë mundësi, jemi përpara të precedenti që duhet hulmtuar pasi mund të marrë edhe çmimin e rekordeve “Guinness”. Para disa ditëve, Veliaj i hoqi delegimin si kryetare të detyrë Anuela Ristanit. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm është dorëhequr për tu zëvendësuar nga një ish pas vendimit të gjykatave, ndërsa të njëjtin fat ka patur edhe shefja e kabinetit të kryetarit të bashkisë Tiranë. Më interesantja, Veliaj ka bërë të ditur përmes avokatit të tij që nuk do të delegojë më kompetencat.

Zgjedhjet vendore me gjasë do të zhvillohen në të dielën e fundit të prillit apo të parën të majit të ardhshëm. Deri atëherë, kryeqyteti i Shqipërisë do të qeveriset nga kryebashkiaku në paraburgim. Situata nuk është aspak normale në fakt. Ata që e njohin nga afër funksionin e një kryebashkiaku e dinë se roli i tij në përditshmërinë e institucionit, rutinën e punëve e projekteve, është i pazëvendësueshëm. Prandaj ligjvënësi ka dhënë mundësinë e delegimit të kompetencave, kur kryebashkiaku e ka të pamundur ti ushtrojë ato. Në raste të ngjashme, zgjidhja kanë qenë zgjedhjet e parakohëshme, të cilët këtë herë i ka bërë të pamundura vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i bashkisë Tiranë!

Me Erion Veliajn është krijuar një precedent në qeverisjen vendore në Shqipëri. Deri në vendimin  e formës së prerë të fajësisë, nga gjykatat e nivelit të dytë, çdo kryebashkiak është i plotfuqishëm në pozicionin e tij, mund delegojë dhe mos të delegojë kompetencat tek një prej zëvendësve të tij. Nga 10 shkurt 2025, rreth mesdite, kur Erion Veliajt iu vunë prangat, kanë kaluar më shumë se një vit e disa muaj. Ndërkohë, reforma administrative- territoriale është në finish dhe me gjasë, duhet të preket edhe ligji organik “Për vetëqeverisjen vendore”, 139/2015 por askush nuk kujtohet të artikulojë apo të propozojë zgjidhje ligjore për situata të ngjashme në të ardhmen me atë aktuale në bashkinë e Tiranës. Që do të thojë se “litari i Nasradinit” do të vazhdojë të ngelet jashtë akoma.

Të gjithë kanë kohë të diskutojnë dhe të hamendësojnë se “Veliaj po i jep goditje Ramës” me mosdelegimin e kompetencave të postit të kryetarit, duke e parë vetëm në kuadër të luftës politike. Ndërkohë, për punët e shumta e të përditshme të një bashkie me mbi 1 milion banorë, nga mbetjet urbane deri tek uji i pijshëm, askush nuk kujtohet. Askush “nuk e vë ujin në zjarr” nëse po ofrohen sherbimet e tjera në cilësi e sasi për banorët e kësaj bashkie, nëse po ekzekutohen në kohë e me cilësi projektet e shumta. E sigurisht, ata që i vuajnë janë qytetarët, jo politikanët apo analistët e banaqeve televizive apo banaqeve në rrjetet sociale.

Me shumë mundësi, Erion Veliaj do të vazhdojë të drejtojë bashkinë e Tiranës deri pas zgjedhjeve të vitit tjetër, duke ditur se si vepron drejtësia në këtë vend, me hapin e breshkës, sidomos kur në mes janë politikanë, të rëndësishëm madje. Ligjërisht madje, ai mund të rikandidohet përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë fajësie për të. Teorikisht, edhe mund të fitojë pavarësisht se mund të jetë në paraburgim apo edhe “arrest shtëpie”. Atëherë precedenti do të ishte dyfish i rëndë, sidomos nësë një ditë të bukur, mund të dalë edhe i pafajshëm. Përveç rrogës që e merr rregullisht edhe pse nuk paraqitet në punë, mund të marrë edhe dëmshpërblim për burgun e padrejtë. Sepse precedentë të tillë pa patur dhe do të ketë. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Peshëngritësi Briken Calja shkëqen në Taranto, rekord mesdhetar dhe medalje të artë për Shqipërinë…
Next: KURIOZITET – Tradita e lashtë shqiptare e vajtojceve…

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.