Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, AKU: Nuk garanton sigurinë
Thursday 3 September 2026, 12:06
TiranaPost
Nga sot, 3 shtator, Shqipëria ka ndaluar zyrtarisht importin e mishit të shpendëve dhe gjedhit nga Brazili.
Vendimi është marrë pasi Brazili nuk ka ofruar garancitë e kërkuara për sigurinë lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve të rritjes te kafshët.
Megjithatë, ngarkesat që kanë certifikata të lëshuara para 3 shtatorit do të lejohen të hyjnë në Shqipëri edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.
Brazili ka qenë prej vitesh furnizuesi kryesor i Shqipërisë me mish. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit janë importuar rreth 23 mijë tonë mish, me vlerë 46.3 milionë euro, ku rreth 34.6% kanë ardhur nga Brazili.