
Kryeministri Edi Rama nis podkastin e tij “Flasim” me gazetaren Rudina Xhunga.
Në reklamën e podkastit thuhet se Ramës i janë drejtuar plot 300 pyetje, duke paralajmëruar një bisedë të gjatë, që pritet të zgjasë disa orë.
Një prej pyetjeve që shfaqet në spotin e publikuar para intervistës lidhet me pasardhësin e tij politik.
“Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”, deklaron Rama.