Aktualitet

Kryeministri në pasqyrën e Flamingove!

Gjatë këtyre ditëve, qeveria Rama ka hedhur në publik një fjalor të ri: empati, besë, “pasqyra e Flamingove”, radar.

Të gjitha terma që vijnë pas protestave që mbajnë emrin Flamingo.


Qartazi, një lëvizje politike nën presionin e protestave dhe një përpjekje për t’iu përgjigjur mesazhit që po vjen nga rruga.

Ndërkaq, protestat kanë nisur të rigjallërohen sërish në bulevard dhe në rrugët e Tiranës.

Flamingot duket se nuk janë më vetëm përballë qeverisë. Kanë hyrë edhe në fjalorin e saj.