Eldi Hoxha jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë! Veliaj rikthen Alban Dokushin
Tuesday 1 September 2026, 14:43
TiranaPost

Ndryshime të reja në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas largimit të Anuela Ristanit nga detyra, Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen.
Në vend të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar sërish Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.
Rikthimi i Dokushit vjen pasi Gjykata Administrative kishte vendosur në favor të tij, duke rrëzuar si të paligjshëm largimin e tij nga detyra.
Kështu, pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e bashkisë, Alban Dokushi rikthehet në një prej posteve kryesore të administratës së Tiranës.