Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike - Gazeta Express
string(80) "kurti-shkon-per-ngushellime-ne-familjen-e-laurent-krasniqit-pas-humbjes-tragjike"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2026 13:11

Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike

Lajme

Gazeta Express

06/09/2026 13:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike.

Krasniqi, 29-vjeçari i njohur si ish-banor i Big Brother VIP Kosova dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.

Foto: Zyra e Kryeministrit

Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht dërgimit në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi

Foto: Zyra e Kryeministrit

Foto: Zyra e Kryeministrit

Foto: Zyra e Kryeministrit

Foto: Zyra e Kryeministrit

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕