Enis Rexhepi debuton me Stuttgartin II 

Futboll

Enis Rexhepi debuton me Stuttgartin II 

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 16:42
Enis Rexhepi

Skuadra e Stuttgart II ka shënuar fitore 1:2 ndaj Wurzburger Kickers, e vlefshme për javën e katërt në 3 Liga në Gjermani.

Sot fatin të bënte debutim me skuadrën e dytë të Stuttgartit e kishte lojtari shqiptar, Enis Rexhepi.

Rexhepi u fut në lojë në minutën e 46-të dhe bëri një ndeshje shumë pozitive.

Ai u ndëshkua me një karton të verdhë, por që nuk e zbeh fare paraqitjen e tij.

Kujtojmë që Rexhepi është vetëm 18-vjeçar dhe pjesë e grupmoshave të reja të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat