OKB jep alarmin: El Niño po merr përmasa gjigante! - Business Magazine Albania

OKB jep alarmin: El Niño po merr përmasa gjigante!

Vapa përvëluese e këtij viti, sipas Kombeve të Bashkuara, është paralajmërim për katastrofën globale të klimës që po merr përmasa gjigante. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje që qeveritë botërore të angazhohen për të vënë në zbatim parimet e samitit për klimën 2015.

Kombet e Bashkuara japin alarmin se vapa përvëluese që përjetuam këtë verë është shenjë se klima globale ka hyrë në një hapësirë të rrezikshme, siç paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

“Vapa përvëluese e këtij viti, zjarret e tërbuara dhe përmbytjet vdekjeprurëse paralajmërojnë se çfarë na pret.”

Lexo edhe: Vendet më bujare të Evropës, ja ku njerëzit dhurojnë më shumë

Guterres foli pas një raporti të Organizatës Botërore të Meteorologjisë dhe OKB-së, ku paralajmërohet se fenomeni “El Niño” po merr përmasa gjigante. Shkencëtarët parashikojnë se ky mund të jetë fenomeni më i fuqishëm i 70 viteve të fundit dhe mund të zgjasë të paktën deri në shkurt të vitit 2027. Sipas raportit, tejkalimi i këtij limiti do të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për klimën, duke nxitur kriza të njëpasnjëshme me një kosto të lartë njerëzore dhe goditje të fortë për ekonominë globale.

Ekspertët e klimës ngrenë alarmin se pragu kritik i rritjes së temperaturave globale prej jo më shumë se 1.5 gradë Celsius, i vendosur në Samitin e Parisit në vitin 2015, rrezikon të kapërcehet me një shpejtësi të frikshme. OKB-ja u bën thirrje fuqive globale të marrin masa urgjente për të zbutur këtë goditje klimatike.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0