Kryefjala Logo

“Më kanë kërkuar të bëj si seksi”, Nga marrëdhënia me Tirin te karriera, rrëfehet Krisa Caushi

31 Gusht, 2026 | 4:40 pm

Krisa Caushi ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “N’Vibe”, duke folur si për marrëdhënien me partnerin e saj, Tirin, ashtu edhe për kërkesat me të cilat është përballur gjatë karrierës.

Duke u ndalur te raporti në çift, Krisa tregoi se ajo dhe Tiri kanë zgjedhur që marrëdhënien e tyre ta ndërtojnë mbi sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë.

“Ne nuk kemi negociuar me asgjë. Kemi zgjedhur të jemi të sinqertë”, u shpreh ajo, duke treguar rëndësinë që ka transparenca në marrëdhënien e tyre.

Por një tjetër deklaratë që tërhoqi vëmendjen lidhej me imazhin e saj publik. Krisa tregoi se gjatë rrugëtimit profesional i është sugjeruar të ndryshojë mënyrën se si paraqitet dhe të shfaqë një anë më sensuale.

“Më kanë kërkuar të bëj si seksi, por nuk e bëj dot”, deklaroi ajo.

Krisa la të kuptohej se nuk dëshiron të ndërtojë një imazh që nuk përputhet me mënyrën se si ndihet dhe me personalitetin e saj, pavarësisht pritshmërive apo sugjerimeve që mund të marrë nga të tjerët.

Të ngjashme