Surpriza që përloti Mihrije Brahën! Nusja i jep lajmin se do të bëhet gjyshe

31 Gusht, 2026 | 2:06 pm

Një moment i veçantë dhe plot emocione për familjen e Mihrije Brahës dhe Naim Abazit. Vetëm një ditë pasi u bë publik lajmi se Tringa, nusja e djalit është në pritje të ëmbël, është ndarë edhe mënyra se si çifti mësoi se së shpejti do të bëhet me nip apo mbesë.

Tringa kishte menduar një surprizë për t’ia dhënë lajmin Mihrijes, e cila fillimisht besonte se po realizonin thjesht një tjetër video për rrjetet sociale.

Por gjithçka ndryshoi kur Tringa, krejt papritur, iu drejtua me fjalët: “Kjo është gjyshja Miki”.

Për disa çaste Mihrije mbeti e habitur, duke u përpjekur të kuptonte çfarë po ndodhte. Kur kuptoi se lajmi ishte i vërtetë dhe se Tringa ishte shtatzënë, emocionet morën menjëherë vendin e surprizës.

Një përqafim mes tyre vulosi momentin e bukur familjar, ndërsa gëzimi ishte i madh edhe për Naim Abazin.

Me ardhjen në jetë të vogëlushit, Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të provojnë për herë të parë emocionin e të qenit gjyshër, duke hapur kështu një kapitull të ri për familjen e tyre.

Të ngjashme