Fotot bashkë ndezën thashethemet, Bebe Rexha sqaron romancën që po përflitej prej javësh

31 Gusht, 2026 | 11:41 am

Bebe Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj zërave se mes saj dhe basketbollistit të NBA-së Jordan Clarkson mund të kishte lindur një romancë.

Këngëtarja shqiptare është pyetur në New York për marrëdhënien me Clarkson, pasi dyshja është parë disa herë së bashku gjatë kësaj vere.

E pyetur nëse mes tyre kishte “shkëndija”, Bebe nuk la shumë vend për interpretime. Teksa po ndalonte për të bërë fotografi me fansat, ajo tundi kokën në shenjë mohimi dhe u përgjigj vetëm me një fjalë: “Miq.”

Aludimet kishin nisur pasi Bebe dhe Clarkson kaluan kohë së bashku në New York. Ata morën pjesë në një aktivitet artistik me Leopoldo Gout, ku në disa fotografi basketbollisti shfaqej pranë këngëtares me krahun rreth saj.

IMG 6511

Më vonë, dyshja u panë edhe në një event të Vogue në Rockefeller Center, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një romancë të mundshme.

Por tashmë vetë Bebe ka zgjedhur ta sqarojë situatën: të paktën sipas përgjigjes së saj, mes tyre nuk ka një lidhje romantike dhe raporti është thjesht miqësor.

Reagimi vjen në ditët e ditëlindjes së 37-të të artistes, të cilën ajo e festoi në New York duke ndarë edhe fotografi të reja me ndjekësit.

Të ngjashme