Nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, PSG “shpërblen” Luis Enrique-n

6 Shtator 2026
16:04
Telesport
back button

Pavarësisht se PSG nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Ligue 1, ku në tre javët e para ka marrë dy barazime dhe një humbje, drejtuesit e PSG-së jo vetëm që nuk e kanë humbur besimin te trajneri i tyre Luis Enrique, por përkundrazi besojnë më shumë se kurrë te spanjolli.

Së fundmi për Enrique-n ka pasur një rinovim të kontratës me parizienët, e cila skadon tashmë në qershor të vitit 2029. Për të treguar besimin e plotë ndaj trajnerit të tyre, drejtuesit e PSG-së i kanë rritur atij rrogën me 8 milionë euro më shumë. Tashmë Luis Enrique do të paguhet 20 milionë euro në sezon, duke qenë kështu një nga trajnerët më të paguar në botë.

Vetë presidenti aktual i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e vlerësoi publikisht spanjollin së fundmi, duke thënë: “Ai është trajneri më i mirë në botë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit