VIDEO: Mesfushori i Kosovës shënon supergol ndaj Dortmund, “ngre peshë” stadiumin

5 Shtator 2026
16:36
Telesport
back button

Janë mbyllur pjesët e para në javën e dytë të Bundesligës. Hoffenheim po udhëheq 1-0 ndaj Borussia Dortmundit. Golin për vendasit e shënoi mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, në minutën e 45-të. SHIKOGOLIN

Pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Vladimir Coufal, Avdullahu lëshoi një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe topi përfundoi në rrjetë. Dy yjet e tjerë të Kosovës, Albian Hajdari është në fushë si titullar, ndërsa sulmuesi Fisnik Asllani është i dëmtuat dhe mungon.

Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e tjera janë si më poshtë: Monchengladbach-Elversberg 2-1, Leverkusen Union Berlin 2-0, Paderborn-Freiburg 0-1 dhe Werder Bremen-Leipzig 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit