Qeveria ka nisur të gjejë justifikime për shpopullimin e frikshëm të Shqipërisë pikërisht te Europa. Sipas Maznikut të Territoriale-s, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.
“Në Zvicër në 10-vjeçarin e fundit ka rënë me 9%. 9%, e popullsisë ka lëvizur nga fshatrat drejt qyteteve.
E gjithë Italia e Jugut dhe një pjesë e rëndësishme e Toskanës, e gjithë Provence në Francë, të gjithë fshatrat e Gjermanisë kanë të njëjtin problem si ne. Pra, e gjithë Evropa ka një problem.
Njerëz kanë lëvizur nga zonat rurale dhe në zona ku kanë bërë investime, kanë infrastrukturë, kanë çerdhe, kanë shkollë, kanë kopsht, kanë rrugë dhe kanë lëvizur në zona urbane”, tha ai në A2 CNN.
Sipas Maznikut, “njerëzit sot duan të jenë afër qendrës tregtare, afër universitetit, afër shërbimeve, të kenë mundësi që të ketë një zonë ku ka më shumë mundësi punësimi të ndryshme”.
Megjithatë, ndryshe dhe nga fqinjët në rajon, ikjet janë ende statistikë. Ndërsa në Shqipëri kjo flamë dallohet me sy të lirë. /tesheshi.com/










