Nëse është e vërtetë ajo që pretendohet nga opozita lidhur me dorëheqjen e Evis Salës si ministre Shëndetësie, ajo, sado e dobët të jetë shfaqur në detyrë, meriton në fund respekte. Sepse, siç pretendon deputeti Belind Këlliçi, Sala nuk ka pranuar që sektori i ilaçeve të kalojë në duart e Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, mik i Ramës. Dhe këtu ka diçka të bësueshme, pasi shumë sektorë po i dorëzohen Izraelit, më e rënda gjë që po i ndodh shtetit shqiptar që nha krijimi.
Sipas Këlliçit, Rama do të krijojë një agjenci e cila do të jetë paralele me ministrinë e Shëndetësisë.
“Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë me fillimin e sesionit parlamentar, dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.
Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës”, shkruan Këlliçi.
Sipas deputetit demokrat, izraeliti Sani Sanilevich është dhe hemelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e cila po bombardon opinionin me reklama dhe spote. /tesheshi.com/










