LIVE UPDATES
Bota

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale, interesat ekonomike peshojnë më shumë dhe Serbia duket se është përshtatur më mirë me këtë realitet sesa Kosova.

6 Shtator 2026, 11:37 Nga I.A

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin. Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale, interesat ekonomike peshojnë më shumë dhe Serbia duket se është përshtatur më mirë me këtë realitet sesa Kosova.

Gjashtë vjet më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, synoi ta bënte atë që diplomacia evropiane nuk kishte arritur: t’i afronte Kosovën dhe Serbinë përmes ekonomisë.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga administrata e tij u nënshkrua më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo përmbante zotime për lidhje infrastrukturore, energji, investime dhe bashkëpunim ekonomik, por edhe çështje që shkonin përtej raporteve Kosovë-Serbi.

Kosova, mes tjerash, u zotua të vendoste marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe më pas hapi Ambasadën e saj në Jerusalem.

Trump e paraqiti marrëveshjen si një zotim historik dhe normalizimin ekonomik si rrugë drejt zgjidhjes së problemeve politike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera. Ekonomia mund t’i afrojë njerëzit dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh këtu. Njerëzit e mi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Trump para kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ekonomia, megjithatë, nuk i afroi dy vendet.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë u përshkuan nga kriza të njëpasnjëshme, veçanërisht në veri të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë, në vitin 2023.

Trajektoren nuk e ndryshuan as marrëveshjet e reja.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023 për Marrëveshjen drejt normalizimit dhe aneksin që përcaktonte hapat për ta çuar atë përpara, por zbatimi i tyre ngeci.

Dialogu humbi vrullin, ndërsa takimet e nivelit të lartë u ndërprenë.

Roli që Uashingtoni zgjodhi të luante, ndryshoi po ashtu.

Vetëm pak muaj pas Marrëveshjes së Uashingtonit, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe Joe Biden mori presidencën.

Administrata e tij ndoqi një qasje më të koordinuar me aleatët evropianë dhe i la BE-së më shumë hapësirë në përpjekjet për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Për Richard Kraemerin, president i Aleancës SHBA-Evropë, kjo ishte një qasje e gabuar.

Ai thotë se synimi i Bidenit për t’i lënë Evropës më shumë përgjegjësi ishte i kuptueshëm, por nuk dha rezultat.

“Isha i impresionuar që administrata Trump, gjatë mandatit të saj të parë, mori iniciativën dhe u angazhua drejtpërdrejt, duke e anashkaluar Bashkimin Evropian, i cili, pavarësisht synimeve të mira, nuk kishte arritur t’i sillte rezultatet e dëshiruara në zgjidhjen e konfliktit. Unë e kuptoj që presidenti Biden donte t’i përmirësonte marrëdhëniet me aleatët evropianë, pas qasjes shpesh të ashpër të administratës Trump ndaj tyre. Por, t’ia linte Evropës sërish në dorë këtë çështje, nuk duket se funksionoi”, thotë Kraemer për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Gjatë administratës Biden, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së pësuan krisje.

Shkak u bënë një sërë veprimesh të Qeverisë së Albin Kurti në veri të Kosovës, të cilat Uashingtoni i konsideroi të pakoordinuara dhe potencialisht të dëmshme për komunitetin serb.

Për herë të parë, SHBA-ja paralajmëroi hapur për pasoja në raportet me Kosovën.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë gjashtë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, Departamenti amerikan i Shtetit tha se ajo ishte një hap historik drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Ne përsërisim se normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha një zëdhënës i DASH-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani në detyrë, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në kuadër të dialogut që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë.

Kurti ka thënë se bisedimet nuk mund të vazhdojnë pa dorëzimin e të dyshuarve për sulmin, për orkestrimin e të cilit akuzon Serbinë.

BE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të ardhmen e dialogut, por shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka thënë më herët se po punon për organizimin e një takimi të nivelit të lartë.

“Po punoj veçmas me të dy [liderët], në mënyrë që të mund të ecim përpara me zbatimin e marrëveshjeve që janë tashmë në fuqi”, ka thënë Kallas.

Por, sot, terreni është krejt tjetër.

Kosova ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë në krizë politike, ndërsa Serbia përballet me problemet e saj të brendshme.

Brukseli e ka vëmendjen te lufta në Ukrainë dhe siguria e Evropës, ndërsa Uashingtoni ka, po ashtu, një agjendë të mbushur me kriza dhe prioritete të tjera.

“Dhe ja ku jemi në vitin 2026, me një presidencë amerikane të mbingarkuar me kriza të ndryshme dhe me një agjendë të gjerë, të cilën synonte ta çonte përpara që në vitin e parë të mandatit. Tani jemi në vitin e dytë, disa prej këtyre çështjeve kanë ngecur dhe ajo që nuk shohim është që Evropa Juglindore të jetë prioritet”, thotë Kraemer.

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar deri diku me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”.

Por, sot, sipas tij, vendi është pa një drejtim të qartë strategjik, i përfshirë në krizë të thellë politike dhe pa një plan afatgjatë.

“Serbët janë treguar shumë më të suksesshëm se kosovarët në menaxhimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, sidomos që kur Kurti ka marrë pushtetin. Unë pajtohem me të në thelb sa i përket dialogut me evropianët, por Kurti nuk shkon mirë me askënd. Njerëzit nuk e pëlqejnë dhe Vuçiq ka arritur ta shfrytëzojë këtë”, thotë Kanin për Exposenë.

Në një Uashington gjithnjë e më transaksional, sipas tij, Kosova ka gabuar kur ka refuzuar ta çojë përpara gazin e lëngshëm amerikan.

Ai thotë se Prishtina, për dallim prej Beogradit, nuk e ka lexuar siç duhet rëndësinë politike që një projekt i tillë mund të kishte në raportet me SHBA-në.

“Serbia, Maqedonia e Veriut... kanë bërë marrëveshje për furnizim me gazin amerikan. Kosova ka bërë gabim në këtë çështje”, thotë Kanin.

Kraemer pajtohet se Serbia ka qenë shumë më e suksesshme se Kosova në ndërtimin e ndikimit në Uashington, sidomos përmes lobimit dhe lidhjeve me njerëz të afërt me Trumpin.

Si shembull të fuqisë së këtyre rrjeteve, ai përmend edhe heqjen e ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe familjes së tij nga lista amerikane e sanksioneve, në vitin 2025.

Serbia, në korrik, nisi edhe Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, ndërsa me Kosovën ai mbetet i pezulluar prej një viti.

Uashingtoni e ka kushtëzuar nisjen e tij me përmbushjen e disa kushteve, përfshirë zotimet ndaj pakicës serbe.

Kraemer thotë se në këtë logjikë transaksionale të administratës amerikane, Kosova ka pak për të ofruar, pasi nuk ka peshë të madhe ekonomike apo strategjike për ta përdorur si levë.

Por, sipas tij, ajo mund ta kompensojë atë, duke dalë nga kriza politike, duke u dëshmuar si partnere serioze dhe e qëndrueshme dhe duke marrë përsipër vendime të vështira në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Duhet të tregoni se jeni seriozë dhe të gatshëm të uleni në tryezë, të negocioni dhe të diskutoni edhe çështje që mund të mos jenë domosdoshmërisht të popullarizuara, por që duhet të trajtohen. Në vend që çështjet dytësore ta diktojnë drejtimin, duhet një udhëheqje më e përqendruar në atë se kah duhet të shkojë Kosova. Përplasjet politike nuk u sjellin asnjë të mirë qytetarëve të vendit”, thotë Kraemer.

Kanin e sheh këtë status quo si të rrezikshme, edhe nëse situata për momentin duket e qetë.

“Nuk ka ndonjë rrezik të menjëhershëm, nuk ka ndonjë krizë urgjente. Por, nëse papritur do të ndodhte diçka - le të themi një Banjskë tjetër apo edhe më serioze - ajo do t’i zinte të gjithë në befasi. Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, aktualisht, janë lënë shumë në plan të dytë në Uashington dhe nuk jam i sigurt se çfarë synon të bëjë Kurti me to”, thotë ai.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Trump ka pretenduar disa herë se ka parandaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia po përgatitej për një “luftë të madhe”, por se ai e ndali atë përmes presionit tregtar.

Shtëpia e Bardhë tashmë e rendit Kosovën dhe Serbinë mes konflikteve që Trump pretendon se i ka përfunduar.

Në dhjetor të vitit 2025, Trump ka nënshkruar edhe një ligj që rikonfirmon politikën amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ai mbështet një marrëveshje përfundimtare të bazuar në njohjen reciproke dhe kërkon përparim në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023, duke e lidhur atë edhe me forcimin e raporteve të SHBA-së me të dyja vendet.

Në terren, ky synim duket më larg se kurrë.

Kanin thotë se të huajt duhet të ndalojnë së pretenduari se mund ta zgjidhin problemin dhe t’ua lënë Kosovës dhe Serbisë përgjegjësinë për zgjidhjen.

Por, pritja ka rreziqet e veta.

Me Uashingtonin të shpërqendruar dhe Beogradin që mund ta ndiejë veten më të favorizuar, Kraemer paralajmëron se Serbia mund të tundohet ta ndryshojë realitetin në veri të Kosovës jashtë rrugëve ligjore.

Për një gjë, megjithatë, ata të dy pajtohen: Marrëveshja e Uashingtonit, që gjashtë vjet më parë u shpall historike, sot është zhdukur pothuajse pa gjurmë./REL

serbi trump

Sondazh

Poll

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve

Sherr mes shoferave të furgonave në Kavajë, njëri prej tyre goditet me levë në kokë