5 Shtator 2026, 22:51
Nga E. D

KELMEND- Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi ka rënë në një humnerë në zonën e Lëpushës, në Kelmend. Viktima është identifikuar si Florian Sini. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë e Sinit, duke e cilësuar ngjarjen si një aksident tragjik.
"Me hidhërim të thellë morëm lajmin e humbjes së jetës në një aksident tragjik të Alpinistit Florian Sini. I shprehim ngushëllime, Familjes dhe shoqërisë! I përjetshëm kujtimi yt Florian Sini," shkruan Federata në Facebook./Dosja.al
florian sini
Aktualitet
5 Shtator 2026, 22:32
E. D
pamjet
SARANDË- Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në Sarandë, duke ç...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 22:04
E. D
pamjet
DIVJAKË- Banorët e Divjakës janë ngritur për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes s&e...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 21:24
E. D
pamjet
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kr...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 20:48
E.d
protestuesi
TIRANË- Një protestues ka kritikuar programin “Besa” të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si nj&...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 20:40
E. D
TIRANË- Një prej protestuesve deklaroi se protesta ka marrë përmasa të mëdha dhe se vijimi i saj do të varet nga vetë ...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 20:34
E. D
protestuesja
TIRANË- Një protestuese ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit, gjatë prot...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 20:28
E.d
Aktivisti Edison Lika
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për vijimin e protestave edhe përpara Parlamentit, duke njoft...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 20:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar s&eu...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 19:43
E.d
pamjet
TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet&n...
Aktualitet
5 Shtator 2026, 19:30
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për një takim në ...