6 Shtator 2026, 11:00
Nga I.A
Aksidenti
KEPI I GJELBËRT- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik me autobus në ishullin Fogo, në Kepin e Gjelbër. Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, në rrugën që lidh zonën e Cha das Caldeiras me Campanas de Cima, në veri të bashkisë Sao Filipe. Sipas autoriteteve, autobusi doli nga rruga dhe përfundoi rreth 30 metra poshtë, në një shpat të thepisur.
Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, fillimisht raportoi për 10 viktima, por më pas e përditësoi bilancin në 21 të vdekur. Mes viktimave është edhe drejtuesi i autobusit. Sipas agjencisë lokale të lajmeve Inforpress, pjesa më e madhe e viktimave ishin të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga Curral Grande dhe Ponta Verde.
Autoritetet arsimore kanë sqaruar se udhëtimi nuk ishte organizuar nga shkollat, por bëhej fjalë për një ekskursion privat që organizohej çdo vit nga drejtuesi i autobusit për nxënësit që ai transportonte gjatë vitit shkollor. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, e cila është e vështirë për t’u aksesuar. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet. Ndërkohë, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim./Dosja.al
aksident ne kepin e gjerlbert
Bota
6 Shtator 2026, 10:42
I.A
IRAN- Irani tha të dielën se forcat e tij sulmuan një dron detar amerikan që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Horm...
Bota
6 Shtator 2026, 10:19
I.A
Viktor Orban
"Rimarrja e pasurisë" — ky term tingëllon burokratik edhe në hungarisht, por fsheh një nga premtimet kryesore të...
Bota
6 Shtator 2026, 09:52
I.A
Monumenti i emigrantëve në Bremerhaven
GJERMANI- Migracioni është një temë e ndjeshme: frika nga migrimi i pakontrolluar domi...
Bota
6 Shtator 2026, 09:48
I.A
UKRAINË- Pas një dite me takime të rëndësishme në Moskë, përfshirë edhe një takim me presidentin Vladimir Pu...
Bota
5 Shtator 2026, 22:59
E. D
pamjet
MOSKË- Negociatorët e Presidentit të SHBA, Donald Trump janë takuar me Presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, ...
Bota
5 Shtator 2026, 21:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë rishikimit të statusit t&e...
Bota
5 Shtator 2026, 21:32
E. D
pamjet
BRITANI- Dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me maska bllokuan të shtunën në mëngjes rrugët pranë...
Bota
5 Shtator 2026, 17:45
E. D
pamjet
GREQI- Një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën pasdite gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Wee...
Bota
5 Shtator 2026, 16:34
I.A
UKRAINË- Dy ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi kompanitë ajrore civile për rreziqet e përdorimit t&...
Bota
5 Shtator 2026, 16:18
I.A
Mitsotakis dhe Erdogan
Periudha e marrëdhënieve paqësore midis Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërm...