• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luan Muça thyen heshtjen pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash

16:52 : 06/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Luan Muça, i përfshirë në përplasjen e armatosur në Orikum me biznesmenin Vasil Bedinaj, ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat se i ka vendosur këtij të fundit gjobë prej 5 milionë eurosh.

Në një deklaratë për mediat, Muça pretendon se përplasja ka nisur pas një konflikti për pronësinë e një sipërfaqeje toke në Palasë, ku thotë se që prej vitit 2019 ka investuar dhe ka blerë rreth 97 mijë metra katrorë tokë.

Sipas tij, në vitin 2021 ka marrë statusin e investitorit strategjik, ndërsa më pas ka nisur zhvillimin e një projekti për ndërtimin e një hoteli me brand ndërkombëtar.

Muça pretendon se gjatë vitit 2024 ka konstatuar rastësisht përmes rrjeteve sociale se mbi tokën që pretendon se ka blerë ishte dhënë një leje ndërtimi dhe po reklamoheshin njësi për shitje. Për këtë arsye, ai thotë se iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për verifikimin e dokumentacionit.

Sipas versionit të tij, pak kohë pas komunikimit me AZHT-në është telefonuar nga Vasil Bedinaj, i cili i ka kërkuar të mos vijonte me pretendimet për pronën. Të dy kanë rënë dakord të takoheshin në një hotel në Orikum për të diskutuar mbi konfliktin.

Lexo edhe:

Masat e gjykatës/ Kush e (sh)fryu sherrin mes Vasil Bedinaj e Luan Muçës

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

Muça thotë se shkoi në takim i shoqëruar nga familjarë, ndërsa pretendon se situata u tensionua sapo nisën diskutimet. Ai akuzon Bedinajn se ka thirrur persona të armatosur në ambientet e hotelit dhe se, teksa po largohej nga objekti, ndaj tij dhe personave që e shoqëronin është qëlluar me armë.

“Kam kuptuar se nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur”, shprehet Muça.

Ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të hetojë ngjarjen dhe të identifikojë personat që, sipas tij, kanë qëlluar me armë.

Muça ka mohuar gjithashtu akuzën për gjobëvënie ndaj biznesmenit, duke e cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë dhe duke akuzuar Bedinajn për manipulim të opinionit publik përmes pamjeve filmike dhe informacioneve të publikuara në media.

Ai pretendon se është mbajtur i ndaluar për 72 orë nga Policia e Shtetit nën dyshimin për gjobëvënie dhe deklaron se është i gatshëm t’u vërë mediave në dispozicion dokumentet që lidhen me pretendimet e tij për pronën dhe investimin në Palasë.

Reagimi i plote i Luan Muçes

Pershendetje,

Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat.

Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.

Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.

Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.

Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

 

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

 

Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

 

Luan Muca

CEO & Founder

Delta Corporation

Etiketa: ArmegjobegjobevenieLuan Muçaorikumpolicia e shtetitsherrVasil Bedinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masat e gjykatës/ Kush e (sh)fryu sherrin mes Vasil Bedinaj e Luan Muçës

17:32 : 06/09/2026
AKTUALITET

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

15:07 : 06/09/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

12:07 : 06/09/2026
AKTUALITET

Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin

10:04 : 06/09/2026
AKTUALITET

“Radhima maja e ajsbergut”/ Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

21:17 : 05/09/2026
AKTUALITET

Lejet e Edi Ramës i vunë zjarrin sherrit në Radhimë/ Çfarë pretendojnë Vasil Bedinaj dhe Luan Muça

19:06 : 04/09/2026
Para

Premtoi punësim në këmbim të 1,500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

TË GJITHA

Panik në ndeshjen Juve Stabia-Pisa, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

19:37 : 06/09/2026

Flakët përfshijnë kodrat e Kropishtit, rrezikohen banesat

19:22 : 06/09/2026

99 ditë qëndresë qytetare

19:02 : 06/09/2026

Berisha flet nga SHBA: Ata që më ndaluan, sot janë non-grata në vendin e tyre

18:50 : 06/09/2026

Tre shenjat e horoskopit që i thonë “lamtumirë” vuajtjeve

18:43 : 06/09/2026

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

18:19 : 06/09/2026

Zjarr në Sukth, flakët rrezikojnë banesat

18:05 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvonwinanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişbetofficepusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetgrandpashabet