Ke dhimbje shpine dhe në brryla? Ekspertët: Po luan shumë me telefon

6 Shtator 2026 | 16:53

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të fortë mes varësisë nga lojërat në celular dhe dhimbjeve muskuloskeletore. Studimi përfshiu 364 studentë të mjekësisë në universitete të Jordanisë dhe rreth 9 % e tyre, plotësonin kriteret për varësi nga lojërat në celular.

Ekspertët panë së studentët me varësi nga lojërat kishin tre herë më shumë gjasa të raportonin dhimbje në qafë dhe katër herë më shumë të raportonin dhimbje në bërryla se shokët e tyre.

Sipas studimit, lojërat në celular mund të kenë pasoja fizike te të rinjtë. Sjellja problematike gjatë lojërave u shoqërua me një përhapje dukshëm më të lartë të dhimbjeve në qafë, pjesën e sipërme të shpinës, bërryla dhe kyçe e duar.

Rezultatet treguan se  85.3 % e studentëve me varësi raportuan dhimbje në qafë, 64.7 % dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës dhe 41.2 % dhimbje të bërrylave.

Studimi tregon gjithashtu se këto probleme mund të pengojnë aktivitetet e përditshme, përfshirë studimin dhe hobet.

Meqë lojërat janë bërë pjesë e zakonshme e jetës digjitale të të rinjve, studiuesit theksojnë se më shumë pushime dhe më pak kohë të kaluar të përkulur mbi telefon mund të jenë të rëndësishme si për shëndetin fizik, ashtu edhe për mirëqenien digjitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke

Inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet migrena. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit Norvegjez, të cilët kanë përdorur të dhënat...
16:45 | 06/09/2026

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness....
16:00 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026