Home KRYESORE E PANJOHURA… Nga Marjeta Shatro Rrapaj

E PANJOHURA… Nga Marjeta Shatro Rrapaj

Nën syprinën e brishtë të sigurisë
Harliset kaosi
E vërshon pa kontroll
Duke sjellë pakënaqësi,zemërim
Busullhumburi njeri shastiset
Bën sikur nuk sheh
Nuk reagon fare
As çan kryet,as përpiqet për paqe
Thjesht bishtnon përgjegjësitë
Pa prishur terezinë për vendosje rregulli
Po përpihet krejt prej rrëkesë së kaosit me naivitetin e pafajësisë.
E për ta ripërftuar botën si do përdor fjalët,
magjiket fjalë për mos lënguar mes dhimbjesh…
Marjeta Shatro Rrapaj
@highlight

Share: