Shqipëroi: Astrit Lulaj
SINDROMA E PROKUSTIT. – I referohet personit ziliqar dhe agresiv, i cili vë në zbatim manovra frikësuese dhe sabotazhi, me qëndrime përndjekëse ndaj viktimës, me ligësi të pajustifikuar.
Duke u ndier e tejkaluar në disa aspekte dhe duke mos qenë në gjendje t’i tejkalojë ato, duke ndier erën e qelbur të inferioritetit të vet keqdashës, sajon plane të ndyra kundër asaj që nuk ka bërë asgjë për të merituar egërsinë e urrejtjes së saj të thellë dhe ngacmimet e vazhdueshme të veprimeve të saj.
Një shtrigë e ligë dhe e tërbuar
me një korb të zi seç u verbua
dhe u pajtua me mashtrime
në pisllëk e zgjebe të zhytej.
Sa shumë zemërim, sa shumë
i shkumëzonte gjuha e sëmurë,
si një gjemb ajo thellë shponte,
por thumbi i hidhur po mbaronte.
“Veç unë duhet të jem në pasarelë”
– e nëse “këtë” ti e boton,
në çast ulëret edhe e ngre zë’në
e shfryn, bërtet dhe kërcënon:
– dije, festën ty kam për ta bërë,
(foton e viktimës tregon)
flet si një mi nga vrima e tij:
“me mua e mbyllë, ta dish mirë”!
Oh, madhështisë së imazhit tim,
ajo tashmë i ka bërë shumë dëm,
ndaj, shantazhin tim, si kërcënim,
menjëherë në zbatim do ta vë.
Viktima s’po bie pre e mashtrimit,
ku do të gjente veç diskreditim,
që plani të mbyllet me kurorëzim
e mbi atë fron të ngre altarin tim.
Të gjithëve, kudo u hedh hi syve
dhe porsi iriq në netë dimri,
e strukur atje, në strofullën time,
thellësisht, shijoj në letargji.
Jam e sëmurë unë nga zilia,
ndaj gjallë më mban veç ligësia:
thellë në zemër e mes gishtash
e mbërthej fort nga dashuria.
Vallë, çfarë ka në mendje shtriga,
që përveçse është e verbuar,
dhe më e ligë se vetë e liga,
bëhet kaq e pakontrolluar?
Drejtimin merr për nga stacioni,
mos vuan gjë nga persekucioni?
E hutuar, ajo zvarritet aty
me fashë pirati në njërin sy,
dhe pi me gllënjka vrer dhe verë,
“vallen e mushkonjës” hedh.
Krimbi i saj brejtës është zilia,
zilia është dhe “rivalja” e saj,
ndaj shpejt largohet nga pista,
përgjysëm, vallëzimin lë, pastaj.
Kërcënime të vogla, shantazhe,
i dërgon shpesh me mesazhe,
ka humbur përdorimin e gjuhës,
qafa është thyher prej përkuljes:
“Nëse këtë e boton ti,
me mua e mbylle, ta dish mirë”.
Dhe veten gjen brenda një fuçie
që tatëpjetë po rrokulliset,
fundin prek, të pastrojë stallat,
mikrofoni në çast gëlltitet,
e ajo shpërthen porsi zhabat.
E tërbuar dhe tepër shpifëse,
akoma më e keqe, e pamëshirshme,
demon i çdo të papriture të ligë,
vallë, para Krishtit, a do të rilindë?
E sot, gjithçka bëhet koleksion:
shpifjet dhe sa herë ajo përgojoi.
Për t’i dorëzuar diku, në të bukurin vend
që ta nxjerrë në shesh atë nepërkë.
Një thirrje dëgjohet: Ujë, ujë, zjarr, zjarr!
Sa e bukur është loja kur zgjat ca!

































