Pëegatiti Geron Kamberi
SI U KTHYEN NË MBIEMRA SHQIPTARË DISA POZICIONE E PROFESIONE NGA PERANDORITË E RELIGJIONET E NDRYSHME NË SHQIPËRI ….(1)
Mbiemrat apo patronimet janë një element i rëndësishëm që në cdo vend kanë patur historinë e tyre të krijimit, Mënyra dhe rruga e tyre e formimit është pak a shumë e njëjtë.
Në shumicën e vendeve mbiemri përmes një prapashtesë nënkuptonte atësinë e dikujt , pra i biri kujt ishte sic e dëshmojnë prapashtesat e mbiemrave në gjuhët skandinave si Peterson, Handersen apo edhe në gjuhë të tjera sic ishin ato sllave.
Një nga rrugët klasike të formimit të mbiemrave të individëve në botë ishin profesionet që u bashkëngjiteshin emrave të tyre ashtu sic ndesh sot në shumë vende vecanërisht në gjuhët gjermanike si psh në anglisht Goldsmith,Blacksmith .
Nga ana tjetër për shkak të lëvizjeve të shumta që bënin njerëzit nëpër shpesh kur zhvendoseshin në një vend tjetër e rifillonin një jetë të re , emri i vendit nga kishin lëvizur bëhej mbiemri i tyre.
Edhe shqiptarët nuk kanë bërë dallime nga këto zhvillime. Në shqip gjejmë mbiemra që janë emra të baballrëve e stërgjyshëve si Petro apo Abdiu, mbiemra profesionesh si, Kovaci apo Terziu etj .Në të shfaqen edhe emrat e qyteteve apo fshatrave nga kanë ardhur si Kruja, Shkodra,Bushati Preza pa përfshirë mbiemra që lidhen me karakteristika apo tipare të vecante edhe fizike të familjeve të ndryshme shqiptare që janë mbartur në kohë si Kuqi,Ziu,
Ndërkohë në shqip ka një sërë mbiemrash që tërheqim me vecantinë e tyre dhe që e kanë shpjegimin në disa pozicione e profesione që kanë patur shqiptarët në perandoritë e religjionet e ndryshme që bashkëjetojnë prej shekujsh në vend.
Perandoritë më jetëgjata që kanë sunduar në këtë vend, sic ka qenë Perandoria Osmane, natyrisht kanë lënë mes nesh një numër mbiemrash që na lidhin me funksionet administrative, ushtarake e religjioze si edhe me profesionet që kanë patur shqiptarët gjatë asaj periudhe.
Teksa jam përpjekur të bëj një sprovë për të identifikuar nga burime të ndryshme ( vecanerisht Fjalorin Enciklopedik Shqiptar) shpjegimin e kuptimin e disa prej tyre ( përfshirë edhe mbiemrin tim) , të rënditura në rend alfabetik, e kupton se historia i lë gjurmët e saj jo vetëm tek monumentet ,arkitektura e stili i jetës por edhe tek mbiemrat tanë që i trashëgojmë .
Lista mund të jetë më e gjatë por kjo.ēshtë vetëm një sprovë .Në këtë mënyrë historia vec na kujton se është dicka që e mbartim gjithmonë me vete në një formë apo tjetër…..
AGA/I
Agai ishte një titull nderi për një civil ose oficer,në kohën e perandorisë osmane . Gjithashtu këtë titull mund ta mbanin edhe disa funksionarë të oborrit të sulltanit dhe udhëheqës të institucioneve të rëndësishme sociale e ushtarake të kësaj perandorie , sic ishin drejtuesit e pazarit ose njësive jeniçere, Në komunitetet rurale, ky term përdorej për njerëzit që zotërojnë toka të konsiderueshme dhe kanë ndikim në komunitetin e tyre. Pavarësisht nga një komunitet rural, ky titull përdoret edhe për çdo burrë që është me ndikim ose i respektuar.Fjala agha nga turqishtja e vjetër aqa, që do të thotë “vëlla i madh”. Është një ekuivalent i fjalës mongole aqa ose aka.”Aga” përdoret sot si një titull nderi në Iran për burrat.
AJANI
Ajanët ishin pjesëtarë të parisë vendore në kohën e sundimit osman. Ata ishin njerëz të pasur dhe me ndikim të madh shoqëror dhe politik në vilajete të ndryshme të Perandorisë Osmane. Gjithashtu ata përbënin njëkohësisht mbështetjen kryesore të shtetit osman në qeverisjen e provincave të perandorisë. Në shumicën e dekreteve sulltanore drejtuar titullarëve të pushtetit vendor osman për çështje të ndryshme të qeverisjes vendore. Ajanët përmendeshin me titullim të veçantë (të “ajanëve të vendit” ose “ajanëve të vilajetit”). Shpesh termi “ajan” gjendet i shoqëruar prej termit “eshraf”, që përdorej si emërtim përmbledhës për parinë klerikale islame të një sanxhaku apo vilajeti të caktuar. Gjatë shekujve të sundimit osman Ajanët u fuqizuan shumë edhe në viset shqiptare. Nga radhët e tyre u veçuan familjet më të fuqishme, të cilat, duke filluar nga shek. XVIII u bënë protagonistë të zhvillimeve politike në Shqipëri. Familje të tilla të cilat me kohë u quajtën “oxhaqe” ishin Begollajt, Bushatllinjtë, Çaushollajt, Biçakçinjtë, Velabishtajt -, Vlorajt etj. Përfaqësuesit me të fuqishëm të Ajanëve shqiptarë u bënë figura të tilla: Ahmet Kurt pasha në Berat, Ali Pashë Tepelena në Janinë dhe Kahra Mahmut Bushati, të cilët si sundimtarë në pashallëqet përkatëse, u vendosën në epiqendër të ngjarjeve historike në shkallë shqiptare dhe ballkanike, që ndodhën gjatë dekadave të fundit të shek. XVIII dhe atyre të fillimit të shek. XIX
ALLAJBEU.
Allajbeu ishte ndër funksionarët kryesorë të administratës vendore osmane. Në kohë paqeje kryente detyrën e komandantit të xhandarmërisë në një vilajet apo sanxhak të caktuar, ndërsa në kohë lufte bënte mobilizimin e spahinjve të juridiksionit të vet bashkë me shpurat e tyre ushtarake. Në krye të këtij formacioni ushtarak Allajbeu paraqitej tek eprori ushtarak osman (Bejlerbeu) për të marrë pjesë në një ekspeditë ushtarake të caktuar. Pas ardhjes së xhonturqve në pushtet më 1908 funksioni i Allajbeu. u braktis për t’i lënë vendin një funksioni të ri ushtarak.
ALLAMANI
Allamani është një titull nderi islamik për një dijetar të thellë,në shumë fusha të dijes një njeri me erudicion të gjerë, ose një dijetar i madh. Titulli mbahej nga dijetarët e fikhut që është filozifia e jurisprudence islame. Nga ana tjetër ai përrdorej edhe si një titull nderi në besimin islam sunit dhe atë shiit,. Klerikët e besimit islam sunit dhe shiit që kanë njohuri në disa disiplina shpesh mbartin këtë këtë titull që përdoret gjithashtu edhe për filozofët.
BAJRAKTARI
Bajraktar ishte një titull që i përkistet kreut të njësise administrative e krijuar në fund të shek. XVII në viset malore të Shqipërisë së Veriut që zakonisht përfshinte disa bashkësi (fshatra). Origjina e këtij emri lidhej me kuptimin e fjalës turke bajrak ( flamur) pasi cdo bajraktar kishte flamurin e tij rreth së cilit mblidheshin të gjithë burrat në rast lufte Këto njësi ruanin një farë pavarësie, mund të vendosnin ndonjë rregull të veçantë, pa rënë në kundërshtim me interesat e përgjithshëm të administratës osmane. Në fillim administrata osmane zgjidhte e emëronte si bajraktar njërin nga krerët që gëzonte besimin e saj dhe kishte ndikim në popull. Detyra e bajraktarit trashëgohej nga pasardhësit sipas parimit të prijës së djalit të parë. Bajraktari përgjigjej për ruajtjen e rendit, mbledhjen e taksave dhe ndërmjetësonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, drejtonte veprimtarinë pajtuese, kryesisht të gjaqeve, dhe ndiqte zbatimin e vendimeve të kuvendit . Administrata vendore herë pas here i shpërblente bajraktarët me të holla. Veprimtaria gjyqësore në njësitë që drejtoheshin nga bajrakatarët mbështetej në Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe në vendimet e kuvendeve, që mblidheshin dy herë në vit, në pranverë e në vjeshtë, nën drejtimin e bajraktarit. Në kohë lufte bajraktari jepte kushtrimin, shpaloste bajrakun (flamurin) rreth të cilit rreshtoheshin luftëtarë të gatshëm për t’u nisur në fushën e betejës. Nga gjysma e dytë e shek. XIX, Bajraktarët përfshiheshin në këto njësi administrative:Vilajeti i Shkodrës (krahina/sanxhaku e Shkodrës): Selcë, Vukël, Nikç, Bogë, Kastrat, Shkrel, Reç, Lohe, Koplik, Rrjoll, Grizhë, Buza e Ujit, Shalë, Shosh, Kir, Xhaj, Gimaj, Toplanë, Drisht, Sumë, Boks, Shllak, Temal, Ana e Malit, Arbnesh, Shestan; në kazanë e Podgoricës: Rrapshë, Traboin, Dinoshë, Kshevë, Kojë, Fundna, Triesh, Tuz; në kazanë e Mirditës: Orosh, Spaç, Kushnen, Fan, Dibër; në kazanë e Lezhës: Kryezez, Bulgër, Velë, Manati; në kazanë e Pukës: Kabash, Pukë, Qerret, Iballë, Bugjon, Berishë, Mali i Zi (Malziu); në kazanë e Krujës: Kurbin, Kthellë, Selitë, Rranzë.2. Vilajeti i Kosovës (rrethina/sanxhaku i Pejës): Isniq, Strrellc, Lugu i Beranit, Radovc, Istog, Trestenik, Stupeq, Koshutan; në kazanë e Gjakovës: Gash, Shipshan, Krasniqe, Bytyç, Nikaj, Mërtur, Dushkajë, Rekë e Keqe, Bajraku i Madh i Hasit, Bajraku i Vogël i Hasit; në kazanë e Gucisë: Vuthaj, Martinaj, Arzhanicë; në kazanë e Drenicës: Pesë bajrakët, Llapusha; në rrethinën/sanxhaku e Prizrenit: Palluzh, Suharekë, Ostrozub, Hoçë, Opojë, Lubinë; në kazanë e Lumës: Rrafshe, Tedrine, Kalis, Bushtricë, Radomirë, Dollovisht, Çajë. 3. Vilajeti i Manastirit (kazaja e Matit): Lura.
BAKALLI
Bakallët ishin tregtarët e pakicës dhe sendeve për nevoja shtëpiake, një zanat gati në zhdukje nga zhvillimet e sotme. Dyqani i bakallit, ushqimorja, është quajtur bakallanë, apo bakallëk në jug e bakallije në veri të Shqipërisë. Fjala ka hyrë në shqip gjatë periudhës osmane prej gjuhës turke që e ka huazuar këtë term nga arabishtja duke patur përhapje të gjerë në gjuhët ballkanike.Nga zanati u bë dhe mbiemër i përhapur nëpër familje shqiptare në krejt gjeografinë etnike.
BEU/BEJ
Beu ishte një titull turk për një kryetar, dhe një titull mbretëror, aristokratik që tradicionalisht u vendosej njerëzve me prejardhje të veçantë nga udhëheqësit ose sundimtarët e zonave me madhësi të ndryshme gjatë sundimit osman në Azinë Qendrore, Azinë Jugore, Europën Juglindore dhe Lindjen e Mesme, Rajonet ose provincat ku sundonin “bejlerët” ose të cilat ata administronin quheshin bejlik, që do të thotë përafërsisht “guvernator” ose “rajon” Megjithatë, fusha e saktë e pushtetit që u jepej bejlerëve ndryshonte në secilin vend, kështu që nuk kishte një sistem të qartë, të zbatuar në mënyrë të ngurtë në të gjitha vendet, duke përcaktuar të gjithë pushtetin dhe prestigjin e mundshëm që vinte së bashku me titullin.Sot, fjala përdoret ende zyrtarisht si një titull shoqëror për burrat, Përveç kësaj, përdoret gjerësisht si parashtesë në formën e fjalës “ zotëri “ para emri të një mashkulli në Turqi e disa vende të Azisë Qendrore, përkatësisht në vende si Uzbekistani, Kazakistani dhe Kirgistani. Veçanërisht, emërtimi etnik i uzbekëve vjen nga emri i Öz Beg Fjala e saj e ngjashme në turqishten e vjetër është beg, e cila – në formën bäg – është përmendur që në mbishkrimet e Orkhonit të shekullit të 8-të pas Krishtit dhe zakonisht përkthehet si “udhëheqës fisnorOrigjina e vërtetë e fjalës është ende e diskutueshme, megjithëse shumica janë dakord se ishte një fjalë e huazuar në turqishten e vjetër.Kjo fjalë turke zakonisht konsiderohet si huazim nga dialeket farsi të gjuhës që flitet sot në Iran.
BYLYKBASHI.
Termi bylykbash përdorej për të emërtuar komandantin e kompanie në ushtrinë osmane. Funksioni i tij ekzistonte si në korpusin e jeniçerëve në Stamboll, ashtu edhe në repartet ushtarake të provincave osmane Duke filluar sidomos nga gjysma e dytë e shek. XVII ai u shndërruan në individ me autoritet të veçantë në viset shqiptare. Kundrejt shpërblimeve që merrnin nga qeveritarët lokalë ata mobilizonin për llogari të këtyre të fundit dhe nën komandën e vet, forca ushtarake, të cilat përdoreshin për shërbime të ndryshme gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane në Shqipëri.
ÇAUSHI
Termi çaush përdorej për të emërtuar një nëpunës të administratës osmane i ngarkuar me shërbime të tilla si: kujdesi për rregullimin dhe disiplinën në pallatin sulltanor, transmetimi i urdhrave dhe vendimeve të organeve eprore, atyre vartëse etj. Pozicioni i caushit ekzistonte edhe në shumë esnafe (korporata zejtare) të periudhës osmane. Edhe në këtë rast caushi luante më tepër rolin e korrierit të kryetarit të një esnafi, duke transmetuar porositë dhe njoftimet e këtij të fundit tek anëtarët e esnafit ose te krerët e esnafeve të tjera
ÇIBUKU
Çibuku ishte term që pērdorej pwr esnafin e zejtarëve të prodhimit tē çibukëve.Kjo lloj zeje filloi nw Shqipëri që në shekullin e XVIII. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike
ÇIFLIGU.
Termi nënkuptonte sasinë e pronës agrare feudale që kishin çifligarët dhe që përbëhej nga kopshte, vreshta, ullishta, lumenj, kasolle në pronësi private dhe kryesisht nga toka shtetërore mirie (toka të punueshme, livadhe, pyje), të cilat u ndaheshin në ngastra të veçanta fshatarëve raja pa tokë ose me pak tokë, për t’i punuar përkundrejt pagimit në natyrë të së tretës deri në gjysmën e prodhimit, përveç detyrimeve të zakonshme në dobi të spahinjve dhe të shtetit.. Procesi i krijimit të pronave çiflig filloi nga fundi i shek. XVI dhe u zgjerua më tepër gjatë shek. XVII–XVIII me dobësimin e ekonomisë natyrore e zgjerimin e marrëdhënieve mall-para, me varfërimin e mëtejshëm të fshatarit si pasojë e intensifikimit të shtypjes feudale. Shkallën më të lartë e arriti në fund të shek. XVIII fillimi i shek. XIX, kur u formuan çifligje të mëdha, veçanërisht në fushat e Shqipërisë së ulët bregdetare, në Kosovë, Çamëri – etj. Shtënia në dorë e tokave nga çifligarët u bë nëpërmjet trashëgimisë, dhunës feudale, blerjes të së drejtës të përdorimit të tokës nga fshatarët e rrënuar ekonomikisht, vënies dorë mbi kullotat, pyjet, tokat djerr etj. Krijimi i ciglikut cënoi pronësinë shtetërore mirie mbi tokën dhe e futi atë në rrugën e shndërrimit në pronësi private çifligare të pangarkuar me detyrime ushtarake. Si rrjedhim dora-dorës u shthur sistemi i timarit dhe u krijua një oligarki feudale vendase, midis së cilës dalloheshin familjet e mëdha çifligare të Bushatllinjve, Begollajve, Kryezinjve, Toptanëve, Altunëve, Biçakçive, Vërlacëve, Vlorajve, Delvinajve, Kokajve, Vrionasve, të Ali pashë Tepelenës etj. Ndryshimet ekonomike, shoqërore e politike që solli procesi i çifligimit, u bënë baza për formimin e pashallëqeve autonome të Shkodrës e të Janinës. Me suprimimin e pronësisë shtetërore mbi tokën e të sistemit të timarit më 1832, u njoh zyrtarisht dhe u vu nën mbrojtje nga ana e shtetit osman pronësia private çifligare mbi tokën. Në vitet ‘40 të shek. XIX u bë forma kryesore në fushën e pronësisë, duke përfshirë rreth 55% të tokave të punueshme (afro 700 mijë ha). Pas mesit të shek. XIX pronat çiflig u përfshinë në rrugën e zhvillimit të ekonomisë së tregut. Ekonomia natyrore e tyre filloi të shthurej me ritme të shpejta. Procesi i diferencimit ekonomik-shoqëror e ktheu çifçiun në bujk punëtor (gjysmatar ose qesimtar) dhe në punëtor bujqësor (argat), me një detyrim ekonomik që nuk ishte më formë e rentës feudale. Pronarët çifligarë humbën dalëngadalë fizionominë e mëparshme si feudalë dhe filluan të merrnin tiparet e një borgjezie çifligare.Porona çifligare u zvogëlua dhe u copëtua vazhdimisht, veçanërisht në v. ‘20–’30 të shek. XX. Në viti 1912 ajo kapte në Shqipëri një sipërfaqe prej 210 mijë ha (rreth 55% të tokës së punueshme), ndërsa më 1945 ishte përgjysmuar në rreth 106,3 mijë ha (afro 27% të tokës së punueshme). Ajo ishte ndarë midis çifligarëve privatë, shtetit dhe institucioneve fetare.. Pozita e saj në ekonominë bujqësore erdhi duke u dobësuar vazhdimisht dhe për pasojë u dobësua edhe fuqia ekonomike e politike e pronarëve çifligarë. Prona çifligare në Shqipëri u eliminua me zbatimin e Reformës Agrare më 1945
ÇIRAKU.
Termi çirak përdorej për të emërtuar një të ri që punonte për disa vjet pranë një zejtari për të mësuar një mjeshtëri. Në periudhën e mesjetës termi lidhej me esnafet( korporata e zejtarëve) Sipas fermanit të sulltan Mustafait III (1773), i cili përmblidhte normat esnafore shumë të vjetra (shek.XIII), çiraku duhej të mësonte tek ustai, ta respektonte, të ishte i urtë dhe ta dëgjonte atë Pa këto kushte ai nuk mund të arrinte shkallën më të lartë, at të kallfës, të bëhej pas shumë vitesh mjeshtër, dhe të fitonte të drejtën e lejës (gjedikut) që të mund të hapte punishten e pavarur. Çiraku ishte i detyruar të punonte në punishten e ustait, pa pagesë ose me një trajtim ushqimor fare të thjeshtë.
DEDE/J
Termi dede (i quajtur edhe dedebaba) në gjuhën turke kishte kuptimin “ gjysh” dhe përdorej për të emërtuar udhëheqësin në komunitetin islamik alevi dhe atë bektashi dhe ishte një nga 12 nivelet e hierarkisë së imamëve në degëzimin alevit të besimit islamik. Ai ishte pozicioni më i rëndësishëm nga të gjitha institucionet e organizimit shoqëror dhe fetar të besimtarëve alevitëve.Megjithatë ai u dobësuarsi rezultat i transformimit socio-ekonomik të përjetuar në Anadoll drejt fundit të shekullit të XOX dhe veçanërisht për shkak të migrimit të përshpejtuar nga zonat rurale në ato urbane pas themelimit të Republikës së Turqisë
DELIU
Termi deli vjen nga turqishtja që do të thotë ” i guximshëm” dhe i referohej një njësi të kalorësisë së lehtë osmane që vepronte si trupa sulmuese në vijën e parë,dhe roje personale në kohë paqe për zyrtarët e lartë osmanë në zonat e Rumelisë, vendet me besim të krishterë të Europës Juglindore që ishin nën sundimin osman.Njësia u krijua për herë të parë në Ejaletin e Rumelisë (Ballkani i mbajtur nga osmanët) në mesin e shekullit të 15-të si trupa për ruajtjen e kufirit. Këto trupa arritën kulmin e tyre në shekullin e 16-të,të organizuar nga sanxhak-bejtë e Bosnjës dhe Smederevës (Serbia qendrore). Gazi Husrev Beu është personazhi historik i lidhur me këto trupa, pasi ai punësoi rreth 10,000 prej tyre dhe për shkak të efikasitetit të tyre, guvernatorë të tjerë në Rumeli i morën në shërbimin e tyre. Shumica nga rajonet e Turqisë ose të zgjedhur nga popujt vendas të islamizuar të Ballkanit.Në fund të shekullit të 18-të, vullnetarët Deli ishin forca më e madhe e kalorësisë dhe gjendeshin në shumicën e provincave osmane.Sulltan Mahmudi II e shfuqizoi njësinë në vitin 1829, së bashku me shpërbërjen e jeniçerëve, në përpjekje për të reformuar ushtrinë dhe për të krijuar një ushtri sipas modelit perëndimor.
DERVENI
Termi derven ishte një titull gjatë Perandorisë Osmane që përdorej për ata individë që ishin caktuar të ruanin gryka, shtigje ose vendbanime të rrezikshme( derbendetë).Këto vendkalime ushtria osmane i ruante dhe i mirëmbante për të siguruar qarkullimin e lirë në rrugët kryesore. Ruajtësit e dervendesë caktoheshin nga fshatrat përreth dhe quheshin dervenxhi. Kështu p.sh. gjatë shek. XV–XVI banorët e viseve malore nga Hoti e Kelmendi deri në Tropojë e Pejë, si dhe ata të Kurveleshit ishin ngarkuar të siguronin qarkullimin e lirë në rrugët që kalonin nëpër krahinat e tyre dhe lidhnin Shkodrën me qytetet e Kosovës dhe Vlorën me Gjirokastrën. Kundrejt këtij shërbimi malësorët përjashtoheshin nga disa detyrime feudale dhe ruanin njëkohësisht të drejtën për të vetëqeverisur krahinat e veta. Gjithashtu u ishte zvogëluar detyrimi i taksës së ispenxhes fshatrave të veçantë në trevat ku ishte vendosur sistemi i timarit, kur ishin ngarkuar me shërbimin e dervenxhiut në rrugët që lidhnin qytetet e bregdetit shqiptar me viset e brendshme të vendit dhe të Ballkanit. Në periudhën e shthurjes së sistemit të pronës feudale të timarit në shek. XVII–XVIII, në vend të dervenxhinjve, shërbimin e kryenin repartet ushtarake nën komandën e derven pashallarëve. Të tilla ishin p.sh. repartet e komanduara nga Ahmet Kurt pasha i Beratit dhe nga Ali Pashë Tepelena,për Shqipërinë e Jugut (Epirin) dhe Morenë
DERVISHI
Termi dervish lidhet me besimin bektashi dhe i referohej një individi që jetonte në institucionet e këtij besimi që njihen me emrin teqe . Origjina e termi është e panjohur megjithëse mendohet se mund të rrjedhë nga fjala perse darëēš që do të thotë “i varfër, “.Ai përdoret për të emërtuar një besimtar që kërkon shpëtimin përmes praktikave asketike dhe meditimeve. Me këtë fjalë identifikohet një individ ose një anëtar i një urdhri sufi (tarikati) që përgjatë ushtrimit të besimit të tyre besojnë më vlerat universale të dashurisë dhe shërbimit, duke braktisur iluzionet e egos (nafsit) për të arritur Zotin. Dervishët e bëjnë këtë duke kryer një stil jetese që heq dorë nga kënaqësitë trupore në mënyrë që të arrihet ajo njihet si “njohuri përtej materiales”. Në shumicën e urdhrave sufi, një dervish njihet për praktikimin e dhikrës përmes ushtrimeve fizike ose praktikave fetare për të arritur një gjëndje kalimtare e cila e bën të komunikojë drejtpërdrejt me Zotin.Praktika e tyre më e popullarizuar është Sama, apo vallja e dervishëve fluturues cila lidhet me mistikun e shekullit të 13-të Rumi.Për shekuj me radhë, kjo ishte një praktikë individuale, por në shekullin e 12-të, filloi të praktikohej kryesisht në vëllazëri.Dervishëve shpesh u atribuohet aftësia për të kryer mrekulli dhe besohet se kanë fuqi mbinatyrore.
DINATI
Dinatët ishin ata individë që i përkisnin atij grupi shoqëror që lindi në gjirin e bashkësisë fshatare në trevat shqiptare në periudhën e sundimit të Perandorisë Bizantine që në shek VIII si pasojë e diferencimit ekonomik.. Në burimet e kohës përmendet me emrat “Të fuqishmit” (Dynatoi) ose “Të mëdhenjtë”. Dinatët grumbulluan në duart e tyre mjete të shumta materiale. Me zhvillimin e procesit të diferencimit në fshat dhe me tjetërsimin në forma të ndryshme të tokës, në duart e D. u përqendruan ngastra toke, që fshatarët e varfëruar qenë të detyruar t’i shisnin së bashku me kafshët e punës e pajimet e tjera bujqësore. Pranë dinatëve punonin kategoritë e fshatarëve pa tokë ose të varfëruar (aparoi), të cilët u jepnin atyre të dhjetën (morté), si dhe rrogtarët (mistotët) etj. Procesi i formimit të grupit shoqëror të dinatëve u pasqyrua edhe në jetëshkrimin e Klementit të Ohrit (shek. IX), ku flitet për njerëz që zotëronin pasuri aq të mëdha, sa nuk mjaftonin mjetet e zakonshme për t’i matur, ndërsa të tjerët ishin aq të varfër, sa detyroheshin të kërkonin punë te më të fuqishmit. Dinatët u bënë bërthama e familjve të fisnikëve të ardhshëm shqiptarë të periudhsëss së mesjetës
DIZDARI
Dizdari ishte titulli që i jepej në Perandorinë Osmane një roje kështjelle ose komandanti të fortesës, i cili emërohej për të menaxhuar trupat dhe për të mbajtur fortesën në rolin e saj si pikë mbrojtëse.Fjala është me origjinë persiane dhe do të thotë roje,. Kjo fjalë u përhap në perëndim pas pushtimit osman të Ballkanit.Dizdari komandonte njësinë ushtarake në fortesë, por në të njëjtën kohë, ai ishte përgjegjës edhe për vendbanimin (fshatin ose qytetin) poshtë ose përreth saj, sepse qëllimi i fortesës ishte mbrojtja e zonës.Si komandant, dizdari kishte zëvendësin e tij, të quajtur çekhaja dhe vartës të tjerë yasakciu. Eprorët e tij ishin kapiteni, sanxhakbeu dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarakë.Në vitin 1839, pas reformave të Tanzimatit, Perandoria Osmane shfuqizoi kapitenllëqet dhe titujt si kapiten dhe dizdar pushuan së ekzistuari.
EMINI
Termi emin përdorej për të emërtuar një oficer në Perandorinë Osmane;,një “administrator”, pra administratorin e një emineti që ishte shpesh përgjegjës për mbledhjen e detyrimeve doganore. Ndryshe nga ata funksionarë të administratës osmane që kishin në proneësi timare( prone fudake) një emin ishte një zyrtar me rrogë. Eminët mund të vepronin jashtë burokracisë normale osmane dhe nuk ishin domosdoshmërisht individë të besimit myslimanë . Në përgjithësi emërtimi Emin ishte i lidhur me pozicionin e një oficeri që ishin përgjegjës për menaxhimin e të ardhurave nga taksa të caktuara dhe mblidhnin detyrime mbi mallrat e eksportuara nga të huajt. Megjithëse formalisht një zyrtar tatimor, roli i eminit si me rolin e zyrtarëve të tjerë, siç ishte kadiu mund të ndryshonte në praktikë. Eminët gjithashtu mund të përfshiheshin në punë konsullore, ndërmjetësimi ose edhe noteriale.Si përfaqësues i shtetit osman, mund të autorizohej të kapte nënshtetas osmanë që kishin kryer krime në territor të huaj. Si i tillë, një emin rezident në një port të huaj që tregtonte me perandorinë osmane mund të ishte i vlefshëm për të dyja palët Një emin që shërbente në një port mund të vepronte edhe si kapiten porti ose mund të parandalonte eksportin e mallrave të kufizuaraNjë emin mund të ushtronte gjithashtu kontroll qeveritar mbi esnafët megjithëse nëse rregullat e një esnafi njiheshin nga sulltani, atëherë për zbatimin e tyre përgjigjej kadiu.Emini gjithashtu mund të zinte vendin e një taksambledhësi, duke mbledhur një sasi të cakuara taksash dhe i raportonte autoritetit qendror duke identifikuar mënyra të reja për të rritur mbledhjen e taksave. Nga ana tjetër një individ në pozicionin e eminit mund të emërohej për të menaxhuar projektet e punimeve të mëdha të ndërtimit .Ata gjithashtu mbikëqyrnin prerjen e monedhave, parandalonin vjedhjen e argjendit ose mashtrime të tjera nga punonjësit e punishtes së monedhave.Eminët madje mund të emëroheshin si auditues, për të hetuar parregullsitë në mbledhjen e taksave të kryera nga zyrtarë të tjerë duke dhënë rekomandime se si të zgjidheshin problemet
EMIRI
Emir është një fjalë me origjinë arabe amir që i referohet një monarku mashkull, aristokrati, mbajtësi të një detyre të lartë ushtarake ose politike, ose një personi tjetër që zotëron autoritet aktual ose ceremonial. Termi e ka prejardhjen nga fjala arabe Amir, që do të thotë “zot” ose “komandant i përgjithshëm”,. Para përdorimit të tij si titull monarkik, termi “emir” historikisht është përdorur për të treguar një “komandant”, “gjeneral” ose “udhëheqës” Në përdorimin bashkëkohor, “emir” përdoret ndonjëherë edhe si titull nderi ose formal për kreun e një organizate ose lëvizjeje islamike ose arabe (pavarësisht nga fejaFillimisht termi kishte kuptimin “komandant”, por filloi të përdoret si titull gjatë Perandorisë Osmane për udhëheqësit, guvernatorët ose sundimtarët e shteteve më të vogla. .Termi përdoret Azinë Perëndimore, Afrikën Lindore, Afrikën e Veriut, Afrikën Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Azinë Jugore. Në epokën moderne, përdoret si një titull formal monarkik, është afërsisht sinonim i “princit”, i zbatueshëm si për një bir të një monarku trashëgues, ashtu edhe për një monark mbretërues të një principate sovrane, përkatësisht një emirat..).Katari dhe Kuvajti janë të vetmet vende të pavarura që mbajnë titullin “emir” për monarkët e tyre. Në vitet e fundit, titulli është zëvendësuar gradualisht me “mbret” nga sundimtarët trashëgues bashkëkohorë që dëshirojnë të theksojnë autoritetin e tyre laik nën sundimin e ligjit. Një shembull i shquar është Bahreini, monarku i të cilit e ndryshoi titullin e tij nga emir në mbret në vitin 2002,ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe me titull përdorin titullin Sheikh në vend të Emir për sundimtarët e tyre
GAZIU
Titulli Gazi përdorej gjatë Perandorisë Osmane për një individ që merrte pjesë në një ghaza një ekspeditë ose bastisje ushtarake kundër atyre që ata i konsideronin të pafe(“qafirëo) Literatura e hershme islame i karakterizonte si ghaza ekspeditat e udhëhequra nga profeti islamik Muhamed.Më vonë, komandantët ushtarakë osmanë e përdorën fjalën për t’iu referuar luftërave të tyre ndaj vendeve të tjera.
HATIBI
Hatibi është një term që përdoret në terminologjinë e besimit islam për të identifikuar individin ( hoxhën) që ështe caktuar për të kënduar rrëfimin (hytben) e faljes( namazit) të ditës së Premte(xhumasë) dhe ditës së festës së Bajramit në xhami ne .Hatibi zakonisht është edhe ai që drejton faljen (namazit ) apo imami sic përdoret , por të dy rolet ne raste te caktuar mund të behen edhe nga njerëz të ndryshëm.
HAFIZI
Termi Hafiz në në besimin islam përdoret pët një individ që e ka mësuar përmendësh Kuranin vlerësohet shumë i ditur dhe mund të mësojë apo tu japë këshilla individëve të tjerë.Një individ që mbart emrin hafiz tradicionalisht është respektuar shumë nga komuniteti i besimtareve myslimane. Individw qw mbajnw emwrtime tw tilla nw besimin islam u jepen edhe tituj të tillë si “hafiz sahb” (zotëri hafiz), ustāḏ, (‘mësues’ ) dhe herë pas here shejh,( ‘dijetar i vjetër/mysliman).
HAZNEDARI
Hazinedar ose Haznadar është fjalë që e ka prejardhjen nga persishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë ‘arkëtar’ dhe ishte një titull administrative në hierarkinë e Perandorisë Osmane. Në varësi të prapashtesës ose parashtesës, kishte kuptime të ndryshme. Kryehazinedari drejtonte personelin që administrinte thesarin e sulltanit
HAXHIU/A
Termi Haxhi është një titull nderi që i jepet një muslimani që ka përfunduar Haxhin, pelegrinazhin islam në qytetin e shenjtë të Mekës. Në vendet arabe, ḥājj dhe ḥājjah është një mënyrë e zakonshme për t’iu drejtuar me respekt çdo personi të moshuar nëse ai ka kryer pelegrinazhin. Shpesh përdoret për t’iu referuar një të moshuari, pasi mund të duhen vite për të grumbulluar pasuri për të financuar udhëtimin dhe në shumë shoqëri myslimane për një njeri të respektuar si një titull nderi. Titulli i paraprin emrit të një personi; për shembull, Saif Gani bëhet “Hajji Saif Gani”.
HEQIMI
Termi Heqimi apo Hakīm tregon një “njeri të mençur” ose “mjek”, ose në përgjithësi, një praktikues të mjekësisë alternative që mbështetej tek përdorimi i bimëve mjeksore. Emërtimi përdorej veçanërisht për ata që zbatonin Unanin dhe parimet e mjekësisë islame, Termi përdoret gjithashtu për praktikuesin e mjekësisë që vinte nga vendet e Lindjes së Largët ose ata që ishin të aftë me sistemin vendas të mënyrës së mjekisimi . Termi heqim u përdor gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme gjatë Epokës së Artë Islame për t’iu referuar dijetarëve të shumëanshëm që kishin njohuri në fe, mjekësi, shkenca dhe filozofi islame.
HOXHA
Hoxha, është një term me prejardhje nga fjala perse khëāja, khâjeh dhe ështe përdorur si titull, ose mbiemër. Hoxhë është predikues fetar i fesë islame dhe nje titull. Si titull nderi, termi hoxha në Perandorinë osmane kishte kuptimin “mjeshtër” dhe përdoret zakonisht për mësuesit, profesorët, udhëheqësit dhe në përgjithësi për njerëzit e mençur. Përdoret gjithashtu si një fjalë zhargon midis miqve.
IÇOGLANI
Icoglanët ishin individë të përzgjedhur në Stamboll nga kontigjentet e djemve të rinj të mbledhur nga popullsia e krishtere e provincave të Perandorisë Osmane nëpërmjet praktikës së devshirmesë me synimin për të kryer shërbime të ndryshme në Pallatin e sulltanit. Pas procesit të përzgjedhjes, në të cilin nganjëherë ishte i pranishëm edhe vetë sulltani, Icoglanët . i nënshtroheshin një edukimi special 2–7 vjeçar në Stamboll dhe Edërne, nën drejtimin e tutorëve të posaçëm. I tërë procesi i edukimit të I. synonte përgatitjen e tyre si luftëtarë dhe burra shteti të aftë, myslimanë besnikë, të bindur deri në vdekje ndaj sulltanit. Më të aftët që rezultonin nga një përzgjedhje e dytë, ngarkoheshin me shërbime të caktuara në dy dhomat e Pallatit sulltanor, ndërsa pjesa tjetër inkuadrohej në divizionin e kalorësisë së ruajtësve të Pallatit. Jeta e icoglanit ishte organizuar sipas një regjimi shumë të rreptë. Vetëm pasi mbushnin moshën 25–30 vjeç, ata mund ta linin Pallatin për të kryer detyra të caktuara në nivele të ndryshme të administratës osmane. Duke qenë kontingjenti elitar dhe më besnik ndaj sulltanit, ishin burimi kryesor i furnizimit të administratës civile dhe ushtarake osmane me kuadro të të gjitha niveleve. Tokat shqiptare kanë qenë nga furnizuesit kryesorë të kontingjenteve të I. Këtë e dëshmon edhe fakti që prej tyre kanë dalë mjaft personalitete të shquara shqiptare të administratës dhe të ushtrisë osmane, midis të cilëve edhe funksionarë të rëndësishëm që kanë kryer detyra të ndryshme në Shqipëri. Një pjesë e tyre kanë qenë pinjollë të familjeve feudale shqiptare, të cilët ishin marrë si pengje vasaliteti dhe ishin edukuar si içoglanë në Pallatin e sulltanit në Stamboll. Të tillë ishin edhe Skënderbeu, i biri i Gjon Kastriotit djemtë e Teodor Muzakës, të Gjin Zenebishit ,etj
ILTIZAMI
Iltizami sihte një term që përdorej për ndividë gjatë perandorisë osmane , të ciliët ishin përgjegjës për iltizamin sistemin i vjeljes së taksave me sipërmarrje, që mund të ishte me afat njëvjeçar (mukata) ose për gjithë jetën (malikiane). Sipërmarrësi, sipas marrëveshjes dypalëshe, të legalizuar nga gjykata osmane siguronte të drejtën për të vjelë detyrimet nga zotërimet e shtetit ose të feudalëve të veçantë (me të cilët hynte në marrëveshje). Sipërmarrës të detyrimeve shtetërore caktoheshin njerëzit e afërt të pallatit e qeveritarët si vezirët, valinjtë ose nëpunësit e rangjeve më të ulta, kadinjtë e naibët, bejlerë e agallarë, tregtarë, zejtarë të pasur, fajdexhinj dhe elementë të tjerë të lidhur me tregun. Sipërmarrësi duhej të zotëronte shuma të mëdha të hollash, sepse ishte i detyruar të dorëzonte si paradhënie gjysmën e shumës që ishte parashikuar të mblidhte.. Iltizami ishte në disa shkallë , mund të shtrihej në krejt perandorinë, në një ejalet, në një sanxhak, kaza ose nahije. Ai përfshinte jo vetëm detyrimet shtetërore, por edhe ato të pronave feudale osmane sic ishin timaret, ziameteet e haset -, madje në shek. XIX ai u shtri edhe në detyrimet e ngastrës së fshatarit raja. Iltizami dhe shtrirja e tij në disa nivele linte shteg për abuzime, mbasi sipërmarrësit përpiqeshin të nxirrnin shuma më të mëdha nga ato që i dorëzonin shtetit ose feudalit etj. Në bazë të sasisë të ardhurave që mblidhnin jepeshin edhe postet shtetërore në Perandorinë Osmane, të cilat sulltani ua jepte atyre që premtonin më shumë të ardhura. Kjo praktikë solli si pasojë ndërrimin e shpeshtë të qeveritarëve në tokat shqiptare. Nga iltizamët më të mëdhenj ishin Ali Pashë Tepelena dhe Bushatllinjtë e Shkodrës, të cilët kishin të drejtën e vjeljes së detyrimeve edhe jashtë tokave shqiptare e në krejt Rumelinë.( Europën Juglindore).
IMAMI
Termi imam ishte i lidhur me klerikët myslimanë , të ngarkuar për të kryer ritin e faljeve në xhami, në vendin e quajtur mihrab. Imamët bënin pjesë në parinë e vendit. Imamët ishin medoemos të pranishëm në leximin e urdhrave e të fermanëve të sulltanit. Ata ruanin qetësinë në mjediset e popullsisë myslimane, duke ndërhyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis popullsisë dhe pushtetit qendror ose edhe për bindjen e saj ndaj atij pushteti. Megjithatë, nga fundi i shek. XVIII – fillimi i shek. XIX, në periudhën e anarkisë feudale, imamët i gjejmë në radhët e çetave të armatosura, si në ato që vepronin në vitin 1700 në krahinat e Korçës, Përmetit, Shpatit e Skraparit, në revoltën e fshatit Pobrat të Beratit më 1707, Detyra e imamëve në Shqipëri u hoqo në vitet 60 të shek. XX, kur u mbyllën të gjitha institucionet fetare nga shteti i diktaturës komuniste dhe u rivendos në vitin ‘90 të shek. XX,
JENIÇ(SH)ERI
Termi jenicer( jenisher) u referohej ushtarëve këmbësorë me pagesë në ushtrinë osmane. Ata formonin një korpus më vete që përbënte pjesën më të rëndësishme dhe më të zgjedhur të gardës së sulltanëve. Korpusi i jenicerve u krijua nga fundi i shek. XIV. Radhët e tij mbusheshin me djemtë e zënë rob gjatë luftërave ose të grumbulluar në bazë të “taksës së gjakut”, sistemit të Devshirmesë që përdorej për popullsitë e krishtera.Korpusi i jenicerëve luajti një rol të rëndësishëm, si ushtri e organizuar mirë, për zgjerimin e Perandorisë në fushatat pushtuese në vendet e ndryshme.Jemicerët dërgoheshin në shërbim edhe për ruajtjen e kalave në viset kufitare; të tillë kishte edhe në trevat shqiptare qysh në shek. XVI. Atyre u jepeshin në zotërim timare( prona feudale) të rëndësishme. Jenicerët luajtën rol të rëndësishëm edhe në jetën politike pasi kimandanti i tyre ishte një nga funksionarët më të rëndësishëm të shtetit osmam. Më vonë, me fillimin e tatëpjetës së Perandorisë dhe shthurjen e disiplinës së korpusit,ata u përdorën nga grupet feudale rivale në luftën për pushtet.. Në fillim të shek. XIX,. me zbatimin e reformave centralizuese edhe në ushtri, korpusi i jenicerëve u shpërnda me dhunë, duke përdorur edhe masakra sic ishte ajo e vitit 1826.
KAÇAKU
Termi kacak pwrdorej pwr fshatarë të varfër, që luftonin me armë në dorë kundër sundimtarëve osmanë dhe shtypjes ekonomike të feudalëve vendas. Pasi binin me këta në konflikt për arsye të ndryshme si pagim taksash, rekrutim ushtarak, dhunë feudale kwta indivocdw arratiseshin duke gjetur shpeshherë strehim dhe ushqim në vatrat fshatare. Ata organizonin në çetat e tyre dhjetëra, madje edhe qindra veta. Objekt i sulmeve të kacakwve qenë çifligjet dhe sarajet e feudalëve, karvanët e tregtarëve, repartet ushtarake osmane etj. Lëvizja e tyre ishte një shfaqje e protestës antifeudale të fshatarësisë. Kur u zhvillua lëvizja kombëtare, kacakwt u bashkuan me të e nga gjiri i tyre dolën shumë prijës të saj si: Bilbilenjtë, Kajo Babjeni etj
KADIU.
Termi Kadi përdorej për një zyrtar i administratës osmane, që kryente funksione gjyqësore penale e civile, administrative e fetare në bazë të sheriatit, kanunameve dhe urdhrave të Portës së Lartë. Selinë e kishte në qytete qendra të kazave dhe varej drejtpërdrejt nga sulltani. U vendos në Shqipëri që në shek. XV. Kadijtë përgatiteshin në shkolla të posaçme, por në shek. XVIII–XIX posti i kadiut shitej e blihej ashtu si dhe funksionet e tjera. Zëvendësi i kadiut në nahijet ishte nahibi(naipi). Gjykatat, si organe të rëndësishme shtetërore në krahina, u shërbenin sunduesve osmanë dhe parisë feudale. Gjyqet i fitonin, si rregull, ata që sipas kodeve civile e penale jepnin ryshfete. Pas reformave të Tanzimatit kadiu merrej vetëm me çështje gjyqësore. Regjistrat e kadijve të Beratit e të Elbasanit që njiheshin me termin sixhilate pasqyrojnë anë të ndryshme të jetës së këtyre krahinave nga fillimi i shek. XVII deri në shek. XIX dhe janë burime me shumë rëndësi për studimin e gjendjes shoqërore, ekonomike e politike të vendit.
KALLFA
Termi Kallfë ishte i lidhur me emërtimin e një zejtari të ri, i cili sipas sistemit të esnafëve, e kishte kaluar periudhën fillestare të çirakut dhe kishte fituar përvojë. Ngritja në kategorinë e re bëhej sipas një rregulli të caktuar, në prani të anëtarëve dhe udhëheqjes së esnafit. Kjo ishte ngjarje me rëndësi në jetën e kal;fës për të arritur në shkallën e mjeshtrit. Pozita shoqërore e Kallfës ishte më e lartë se e çirakut, sepse quhej si ndihmës kryesor i mjeshtrit. Megjithatë, kallfa ishte ende në varësinë e mjeshtrit dhe nuk gëzonte të drejtat e anëtarit të esnafit. Kallfa duhej të qëndronte në atë shkallë për disa vjet, por edhe mund të mbetej tërë jetën i tillë , pa qenë në gjendje që të arrinte në shkallën më të lartë të mjeshtrit.
KAMBERI
Titulli Kamber e ka prejardhjen nga emri i individit që i qëndroi besnik Aliut,dhëndrit të Muhamedit dhe u kujdes për cdo gjë kishte lidhje me organizimin e ceremonive brenda oborrit apo khalifatit të tij . Në Perandorinë Osmane u përdor si term për ata që merreshin me ceremonitë , protokollin, pritjen e përcjelljen në oborret e sulltanëve e vezirëve.Përdoret edhe si emër i përvecëm që do të thotë “ besnik”
KAPEXHIU
Titulli Kapexhi i përkiste një kategorie nëpunësish të shtetit osman, që komandonin rojet e dyerve të pallatit të sulltanit. Në dy dyert e para të mëdha të pjesës së jashtme të pallatit bënin roje kapexhinjtë, të drejtuar nga kapexhibashi. Në çdo katër kapexhibashë njëri quhej bashkapexhibas .Kapexhijtë bënin roje në portën e mesme dhe kontrollonin kapexhinjtë, ndërsa dy prej tyre qëndronin në dyert e divanit perandorak dhe shërbenin atje gjatë punimeve të tij. Ata ishin të pranishëm në pritjen e ambasadorëve të huaj. Një pjesë e kapexhinjve i shërbenin sulltanit kur shkonte në xhami, në ditët e Bajramit dhe shoqëronin fermanet (urdhë-resat) e rëndësishëm tek valinjtë. Kundrejt këtyre shërbimeve atyre u jepeshin në zotërim timare ( prona feudale) në. Në tokat shqiptare Kapexhijtë i ndeshim me detyra të ndryshme, si të ngarkuar për shtypjen e kryengritjeve si në vitin 1565 në Dukagjin, më 1638 në Elbasan, më 1708 në Korçë e në Zadrimë, më 1714 në Kolonjë etj. Ata shërbenin për vjeljen e detyrimeve dhe si të dërguar të sulltanit për të verifikuar ankesat e ndryshme të popullsisë Pas likuidimit të oxhakut të jeniçerëve numri i kapexhibashëve u shkurtua shumë, gjithsej në 30 për Stambollin dhe rrethinat e tij. Këtë titull filluan ta gëzojnë edhe persona nga provincat për shërbimet që i kishin bërë Portës së Lartë. Me shpalljen e Kushtetutës më 1908 u suprimua funksioni i kapexhibashit të rretheve dhe u ruajt vetëm ai i pallatit të sulltanit.
KAZAFERI
Termi Kazaferi ishte i lidhur me fjalën kazasker ose kadıasker që kishte prejardhjen nga fjala osmane ḳāḍī’asker, “gjyqtar ushtarak”.Ai ishte një kryegjykatës në Perandorinë Osmane, i quajtur kështu fillimisht sepse juridiksioni i tij shtrihej vetëm për rastet e ushtarëve, të cilët më vonë gjykoheshin vetëm nga oficerët e tyre. U emëruan dy kazasker, të quajtur Rumeli Kazaskeri dhe Anadolu Kazaskeri, të cilët kishin juridiksionin e tyre përkatësisht mbi pjesën evropiane dhe aziatike të Perandorisë. Ata ishin në varësi të Vezirit të Madh, më vonë Şeyhülislam, dhe nuk kishin juridiksion mbi qytetin e Kostandinopojës. Për më tepër, ata merrnin pjesë në mbledhjet në Këshillin Perandorak.Një Kazasker trajtonte ankesat ndaj vendimeve të kadinjve, kishte fuqinë t’i rrëzonte ato dhe i sugjeronte kandidatë për kadi Vezirit të Madh apo kryeministrit të Perandorisë Osmane.
KAZAZI
Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Në qytetin e Elbasanit pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. kryesorë
LALA
Lala ishte një fjalë me origjinë persiane “ mësues, këshilltarë” e cila në Perandorinë Osmane përdorej si titull Në traditën osmane, lalat ishin burra shteti me përvojë që caktoheshin si mësues privatë të princave të rinj( djemve të sulltanit) gjatë kohës së sundimit osman. Ndërsa ishin ende adoleshentë, princat dërgoheshin në provinca (sanxhak) si guvernatorë ku shoqëroheshin nga lalat e tyre të cilët i stërvitnin që të silleshin si burra shteti. Qëllimi i kësaj praktike ishte përgatitja e princave për detyrat e ardhshme perandorake,Më vonë, kur një princ ulej në fron si sulltan, lala i tij zakonish përkrahesh që të bëhej Vezir ose kryeministri i perandorisë . Deri në sulltanin e 13-të, Mehmet III ,fundi i shekullit të 16-të, të gjithë sulltanët gëzonin një periudhë guvernatori provincial para mbretërimit të tyre. Megjithatë, sulltani i 14-të Ahmed I (1603–1617), i cili u kurorëzua në adoleshencën e hershme pa një periudhë guvernatori provincial, e ndaloi këtë praktikë. Kjo nënkuptonte një ulje të statusit Praktika e lala-s ishte edhe më e vjetër se Perandoria Osmane. Gjatë Perandorisë Selxhuke, burrështetasit me përvojë që shoqëronin princat quheshin Atabeg ose Atabej ,një titull që do të thoshte paraardhës-zot). Megjithatë, Perandoria Selxhuke ishte shumë feudaliste dhe atabejtë e përdornin shpesh pushtetin e tyre për politika separatiste sa herë që ndienin një dobësi në autoritetin qendror sic bënin eldiguzidët dhe zengidët në Azerbajxhan ,Perandoria Osmane, nga ana tjetër, ishte më centraliste dhe pothuajse asnjë lala nuk u përpoq të ndiqte një politikë separatiste.
MJESHTRI (Ustai).
Termi Mjeshtër përdorej për ata zejtarë të përgatitur nga ana profesionale, dhe sipas sistemit të esnafeve, ai gëzonte të drejtën për të pasur punishten e vet dhe për të pajtuar kallfë, çirakë e punëtorë mëditës. Gjithashtu ai pjesë në mbledhjet e esnafit, në ceremonitë e dhënies së testireve (diplomave). Pozita shoqërore e Mjeshtrit ishte e dyfishtë, nga njëra anë ai përdorte krahë të tjera të punës, nga ana tjetër, vetë pësonte shtypje ekonomike prej hierarkisë feudale, sepse duhej t’i nënshtrohej një vargu detyrimesh shte-tërore, korporative, shoqërore dhe fetare. Nga ana tjetër ai duhej të paguante çdo vit taksën përkatëse të anëtarësisë në esnaf, t’u bindej rregullave të hekurta që lidheshin me organizimin, moralin e esnafeve dhe disiplinonin prodhimin, shitjen e mallrave etj.
METOHU (Metohion).
Termi Metohu lidhej me periudhën mesjetare bizantine dhe ishte një manastir i vogël ose një kishë me prona, ara, kopshte, vreshta etj., Me kalimin kohës ato quajtën edhe me emrin Metohi Zakonisht Metohu . ishte në vartësi të një manastiri të madh që ishte njëkohësisht edhe pronar i tij. Në trevat shqiptare Metohët përmenden në shek. XIV në krahinat verilindore po edhe në Jug, si p.sh. në krahinën e Kolonjës më 1336. Emri i Metohut . ekziston edhe sot si toponim në krahina të ndryshme. Emërtimi Metohi i krahinës së Rrafshit të Dukagjinit ka lidhje me këtë lloj prone.
MIRAHORI( MERHORI)
Termi e titull që lidhej me fjalën imrahori i njohur edhe si mirahur, mirahor ose emîr-i ahûr—ishte një zyrtar pallati në Perandorinë Osmane përgjegjës për kujdesin e kuajve të Sulltanit. Ata që shërbenin në këtë rol zgjidheshin përgjithësisht nga djemtë e pallatit) të stërvitur në Bîrun. Vezirë të ndryshëm ngriheshin në detyrë nga pozicioni i Imrahorit.
MUHEDINI
Muhedini është një titull me prejardhje të hershme nga gjuha perse që do të thotë “Ringjallës i Dinit( Besimi”). Ai ishte si titull nderi në traditën islame por edhe emër i përvecëm. Disa figura të shquara, duke përfshirë studiues, filozofë dhe teologë gjatë gjithë historisë islame, janë njohur me këtë titutll .Ai përbëhet nga dy fjalë: Mohy (persisht: “Ringjallës”) dhe Din (persisht: “Fe” ose “Besim). Prandaj, Muhedin përkthehet si “Ringjallës i Besimit” ose “Ringjallës i Fesë”.Si titull fetar, u jepej atyre që frymëzonin të tjerët të ndiqnin besimin islam.
MUKA
Termi Muka apo Mukhtar ishte i lidhur me ata individë që mblidhnin taksa në emër të autoriteve të Perandorisë Osmane në fshatra të vegjël dhe që ishin larg zonave urbane . Në këtë rast ata kishin një pozicion ndërmjetësimi brenda mëmyrës së organizimit administrative dhe funksioneve në . Në çdo fshat, mukhtari ishte autoriteti më i lartë i zgjedhur i fshatit, Ata “nuk ishin të kufizuar vetëm në komunitetet myslimane”; madje “komunitetet e krishtera dhe hebraike në botën arabe kishin gjithashtu mukhtarë”.. Ata ti lidhnin fshatarët me burokracinë shtetërore. Disa nga detyrat e mukhtarit përfshinin regjistrimin e ngjarjeve të jetës (lindjet, martesat, etj.) dhe noterizimin e dokumenteve.Mukatari ishte, ndër të tjera, përgjegjës për mbledhjen e taksave dhe sigurimin që ligji dhe rendi mbizotëronin në fshatin e tij.
MULLAHI/U
Mullah është një titull nderi për klerin dhe imamët myslimanë.Termi përdoret gjerësisht në Iran, Afganistan, Pakistan, Indi dhe Bangladesh, dhe përdoret gjithashtu për një burrë që ka një arsim të lartë në teologjinë islame dhe Sheriatin.Titulli është përdorur gjithashtu në disa komunitete hebraike Mizrahi, Iraniane (Persiane), Afgane, Bukhariane, Kaifeng dhe Sefardike në lidhje me udhëheqjen e komunitetit, veçanërisht udhëheqjen e saj fetare.Fjala mullah rrjedh nga fjala persiane mullā e huazuar vetë nga fjala arabe maëlā që do të thotë “zotëri” dhe “kujdestar”, me mutacion të zanoreve të shkurtra fillestare.Termi është përdorur gjithashtu midis hebrenjve iranianë, hebrenjve bukharianë dhe hebrenjve afganë për t’iu referuar udhëheqjes fetare dhe/ose laike të komunitetit. Në Kaifeng të Kinës, hebrenjtë historikë kinezë që menaxhonin sinagogën quheshin “mullahë”Është termi që përdoret zakonisht për udhëheqësit e xhamive të fshatit ose lagjes, të cilët mund të mos kenë nivele të larta arsimimi fetar, në pjesë të mëdha të botës myslimane,
MURSHIDI
Murshid (arabisht: “udhërrëfyes” ose “mësues”,) ishte një term që në sufizëm e besimin bektashi i referohet një udhëzuesi shpirtëror. Rruga e sufizmit fillon kur një student (murid) bën një betim besnikërie ose bay’ah (bai’ath) me një udhëzues shpirtëror (murshid). Roli i murshidit është ta udhëheqë shpirtërisht dhe ta udhëzojë gojarisht ndjekësin në rrugën sufiste, Vetëm ai që ka arritur vetë në fund të rrugës është një udhërrëfyes shpirtëror në kuptimin e plotë të termit arab murshid.
MUEZINI
Muezini është personi që shpallet për namazin e përditshëm (ṣalāt) pesë herë në ditë (namazi në një xhami nga minarja. Muezini luan një rol në sigurimin e një apoari të saktë lutjesh për komunitetin mysliman.Fjala angleze muezzin është huazuar nga arabishtja: مُؤَذِّن, muʾadh·dhin [mu.ʔað.ðin], mu’azzin i thjeshtuar,pjesorja activate e arabishtes: أَذ “të thërrasësh”. Kështu, do të thotë “ai që thërret”.Muazini profesionist zgjedhet për karakterin, zërin dhe aftësitë e tij të mira për të dashur në xhami. Muuazinët janë burra.Muuazini nuk ekziston lerik, pasi ai tualetet dhe vend ku njerëzit lajnë duart, fytyrën dhe këmbët kur kryejnë abdesin (arabisht: ëuḍū’ وُضُوء, “pastrimi” i abdesit) para se të falin namazin.Kur thërret për namaz, muuazini është kthyer nga kibla drejtim, i Qabes në Mekë, ndërsa reciton ezanin.Mësues i teologjisë në medrese (në vendet ku vepron feja myslimane).
MYFTARI
Myftar, është emri për kryeplakun e mëhallëve të një qyteti, ose më i madh i fshatit, shefi (nëpunësi administrative). do të thotë ” i zgjedhur” në arabisht .Ai është titulli që u jepej kryetarit të një fshati ose lagjeje në shumë vende arabe dhe ato që ishin nën sundimin osmanë. Domethënia e emrit lidhet me faktin sepse myftarëty zakonisht zgjidheshin me anë të një mënyrë dakortësie të përbashkët ose pjesëmarrëse, që shpesh përfshin zgjedhje.
MYTEVELLI
Termi Mutevell i ka rrënjët e tij në Perandorinë Osmane dhe rrjedh nga fjala turke mutevelli, e cila i referohet një administratori ose kujdestari, veçanërisht në kuadër yë menaxhimit të vakëfeve fetare. Ky term ishte historikisht i rëndësishëm pasi tregonte individë përgjegjës për mbikëqyrjen e fondacioneve dhe pronave bamirëse, një rol që ishte njëkohësisht i respektuar dhe thelbësor në shoqërinë osmane. Si fjalë u shfaq në shekullin e 15-të ose të 16-të, duke përkuar me zgjerimin e perandorisë osmane dhe krijimin e sistemeve komplekse administrative. Si i tillë, ata që mbanin mbiemrin shpesh shoqëroheshin me pozicione autoriteti dhe përgjegjësie, duke reflektuar një rol shoqëror që theksonte administrimin dhe menaxhimin e burimeve komunale. Përhapja e mbiemrit mund t’i atribuohet modeleve të migrimit gjatë dhe pas periudhës osmane, pasi familjet lëviznin për tregti, shërbim ushtarak ose role administrative. Në kultura të ndryshme, emri mund të ketë konotacione të ndryshme, shpesh të lidhura me nocionet e besueshmërisë dhe shërbimit ndaj komunitetit, duke reflektuar përgjegjësitë origjinale të atyre që mbanin titullin.Figura të shquara të lidhura me mbiemrin Mutevelli përfshijnë udhëheqës dhe administratorë të ndryshëm lokalë brenda Perandorisë Osmane, të cilët luajtën role vendimtare në menaxhimin e pronave të vakëfeve dhe kontribuan në strukturën socio-ekonomike të komuniteteve të tyre. Reputacioni i individëve që mbanin këtë mbiemër shpesh varej nga aftësia e tyre për të menaxhuar në mënyrë efektive burimet dhe për të mbështetur mirëqenien komunale, duke rritur kështu njohjen dhe rëndësinë e mbiemrit brenda rajoneve të tyre përkatëse.
NAIPI
Termi Naip lidhej me një nëpunës që merrej me punët gjyqësore në Perandorinë Osmane. N. kryente funksionin e zëvendëskadiut, kujdesej për punët gjyqësore e administrative në nahijet që vareshin prej kadiut. Me këto funksione termi Naip ndeshet në Skrapar (më 1681) e në Mazarak (më 1708). Në nahije Naipi kishte të gjitha kompetencat e kadiut, kurse në qendrat e kazave e zëvendësonte kadiun, por nuk mund të bëhej kadi në rast se ky vdiste. Në shek. XVII naibë kishte edhe në qytete, madje edhe në ato ku kadiu kishte qendrën e vet. Përveç çështjeve gjyqësore, N. merrej edhe me çështjet e tjera civile, që kishte kadiu në ngarkim. N. caktohej me propo-zimin e kadiut dhe miratohej nga kadiaskeri i Rumelisë. Në periudhën kur sistemi feudal-ushtarak po shthurej, posti i Naipit filloi të jepej përmes shitblerjes dhe zakonisht e merrte ai që paguante më shumë të holla pavarësisht nga arsimi e kualifikimi i tij. Naipët i siguronin rrogat nga të ardhurat gjyqësore, që arrinin në masën prej 1/4 ose 1/5 e atyre që merrte kadiu dhe ë raste të veçanta mund të kishte edhe rrogë fikse. Kadinjtë e Naipët përgatiteshin në shkolla (medrese –ul kurat). Nga vitet ’80 të shek. XIX posti i Naipit u hoq, por u rivendos pas Revolucionit xhonturk.
NEZIRI
Titulli Nezir e kishte prejardhjen nga fjala arabe nāẓir dhe ui referohej një mbikëqyrësi në një kuptim të përgjithshëm. Në besimin islam termi Nezir përdorej për administratorin e një vakëfi apo fondacioni bamirësi. Zyra ose territori i një naẓiri emërtohej si nazirat dhe titulli përdorej në Egjipt për krerët e departamenteve dhe agjencive qeveritare përpara se të miratohej një sistem modern kabineti. Një nga detyrat e nāẓir ishte të administronte tokën e pakultivuar (qifār) brenda një vendi (dār)
NIZAMI
Termi Nizam u referohej ushtarëve të rregullt të Perandorisë Osmane, më pas edhe ushtari i rekrutuar në këtë ushtri. Organizimin e sistemit të nizamëve e nisi në fillim të shek. XIX Sulltan Selimi III, por pa sukses. Për mbajtjen e Nizamëve në viset shqiptare ai përdori të ardhurat e timareve të braktisura në sanxhakët e Shkodrës, të Vlorës dhe Elbasanit. Këtë reform vazhdoi reformë Mahmudi II, në kuadrin e përgjithshëm të Tanzimatit. Pas shembjes së pashallëqeve shqiptare në Shqipëri në vitet 30 filloi rekrutimi i rregullt i ushtarëve nizamë, i kryer me dhunë përballë një qëndrese të përgjithshme. Që nga viti 1839 reforma ushtarake u thellua më shumë. Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm e pa shpërblim për të gjithë myslimanët për 5 vjet si rekrutë e 7 vjet si rezervistë (redif). Të krishterët paguanin një tatim të veçantë (nizamie) në vend të shërbimit ushtarak. Duke i larguar nga vendi për një kohë të gjatë ose përgjithmonë forcat më të shëndosha e produktive, sistemi i nizamëve dëmtonte rëndë ekonominë e vendit dhe u bë një nga shkaqet e shpërthimit të kryengritjeve popullore të viteve 30 të shek. XIX.
NISHANI
Termi lidhet me titullin e Nishanxhiut një nga zyrtarët që merrnin pjesë në Divan-ı Hümayun apo Këshilli nPerandorak në administratën shtetërore të Perandorisë Osmane.Nişanxhiu ishte kreu i klasës Kalemiye. Nishanxhiu ishte përgjegjës për ngjitjen e tugrës, nënshkrimit të Sulltanit, në dekretet, kartat dhe letrat e shkruara në emër të Sulltanit. Tugra, si vazhdim i traditës romake, vendosej në fillim të dokumenteve të përgatitura.Karriera e Nishanxhiut në përgjithësi ndiqte një model specifik. Ndërsa punonin si Tezkerexhi, domethënë si shkrues që shkruanin dekrete në Divan-ı Hümayun, Nishanxhiu fitonte përvojë në çështjet shtetërore duke lexuar peticione, duke ndjekur debate dhe duke përgatitur dekrete. Më pas, ata do të ngriheshin në pozicionin e Reisü’l Küttâb, kreu i zyrave nën Vezirin e Madh, dhe pasi fituan përvojë atje, ata përfundimisht do të bëheshin Nişancı.Megjithatë, burokracia e kryesuar nga Nişancı (shkruesi) ishte përgjegjëse për marrëdhëniet me shtetet e huaja, korrespondencën dhe përkthimin e dokumenteve. Fjala Nişancı filloi të përdoret në vend të fjalës arabe “müvekki” (një titull specifik) gjatë mbretërimit të Sulltan Muratit II. Me ata që punonin nën Nişancı quheshin “küttab” (shkrues), titulli Nişancı përfundimisht ia la vendin Reis-ül Küttab (Kryeshkruesi). Kjo burokraci kontrollonte marrëdhëniet me jashtë deri në themelimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitin 1836.Detyrat e Nişancı nuk kufizoheshin vetëm në marrëdhëniet me jashtë. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për shpërndarjen dhe regjistrimin e timareve (grantet e tokës). Përgatitja e dokumenteve që lidheshin me emërimin e gjyqtarëve dhe dijetarëve ishte gjithashtu ndër detyrat e tij.
PARASPORI.
Pjesë e tokës së një pronieje, që varej drejtpërdrejt nga vetë pronari, ndryshe nga toka që punonin bujqit, e cila ndonëse nuk ishte më pronë e lirë, quhej bashtinë. Bujqit e bashtinës ishin të detyruar të punonin, të mbillnin e të vilnin P. e proniarit. Në shek. XIV P. ishin ende mjaft të gjera. Këtë e dëshmon rasti i fshatit Dajç në rrethin e Shkodrës, një nga pronarët e të cilit kishte 14 ara. Në P. fshatarët duhej, siç thuhet në një dokument të kohës, “të lëronin, të mbillnin e të punonin tokën”. P. qëndroi deri në pushtimin osman kur, me vendo-sjen e pronësisë feudale-ushtarake mbi tokën, të gjitha tokat e punueshme u shpallën pronë mirie (shtetërore)
PARIKU (Paroikos).
Kategori kryesore e popullsisë fshatare të varur gjatë periu-dhës së feudalizmit (shek. IX–XIV). P. ishin të varur së pari prej shtetit bizantin, të cilit i jepnin detyrime në natyrë, të holla dhe shërbime (renta qendrore). Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, pjesa më e madhe e rentës që nxirrej nga fshatarët, u shkonte feudalëve të veçantë, përveç taksës së tokës që i përkiste shtetit. P. kishin ekonominë e tyre, punonin me mjetet e veta ngastrat që mbanin nga feudali ose entet fetare e për të cilët u jepnin këtyre detyrimet. Në shumicën e rasteve këto detyrime arrinin një kuotë më të lartë se një të dhjetën e prodhimit. Për të ndaluar mosdhënien e detyrimeve, shteti mori masa për t’i regjistruar P. bashkë me tokën dhe për të ndalur largimin e tyre.
PRIFTI
Prifti ose ati (nga greqishtja – presviteros italishtja – prete; greq) është në kishën katolike dhe në kishat e krishtera një person që ka detyrën apo fuqinë të kryejë dhe drejtojë ritet fetare, veçanërisht kryerjen e meshës dhe sakramenteve. Prifti në kishën e krishterë drejton dhe mbarështon fenë, udhëheq bashkësinë e krishterë, dhe shpall Fjalën e Perëndisë.Ndër fe të tjera prifti është një udhëheqës shpirtëror që drejton kremtimet fetare, si p.sh. kryerjen e flijimit që i bëhet hyjit apo hyjnive.Në çdo fe ka njerëz, që nëpërmjet njohurive të veçanta, aftësive dhe plotfuqive të caktuara nga bashkësia ku ata bëjnë pjesë të ndërmjetësojnë lidhjen mes hyjnores dhe njerëzimit dhe nëpërmjet kësaj, të shërojnë apo përftojnë njohuri.Priftërit janë të njohur që në kohërat e lashta në shoqëritë më të thjeshta. Prifti është një person që ushtron detyrën e tij jo vetëm në krishterim, por edhe ndër fe të tjera, siPriftërit mendohen përgjithësisht si njerëz me lidhje të mira me hyjnitë e feve apo besimeve përkatëse, dhe disa besimtarë i drejtohen shpesh një prifti për këshillime në çështjet shpirtërore.
PRONJARI (Pronoia).
Kategori kryesore e pronës feudale gjatë sundimit bizantin në tokat shqiptare. Dokumentohet që nga fillimi i shek. XIII, sidomos në trevat VL dhe në rrethin e Shkodrës. P. përfshinte një ose më shumë fshatra, ose një pjesë të një fshati dhe u jepej prej pushtetit qendror feudalëve të veçantë, “proniarëve”, me të drejtën që të vilnin për vete disa të ardhura prej familjeve fshatare që i punonin ato toka. Zotërimi i P. ishte i kushtëzuar dhe i kufizuar. Proniari ishte i detyruar të bënte shërbim ushtarak personal ndaj kryezotit me një numër të caktuar kalorësish, si dhe t’i jepte atij disa detyrime themelore të caktuara, për ndryshe e humbiste pronien. Proniari nuk kishte të drejtë as ta shiste, as ta linte trashëgim P., veçse me lejen e kryezotit. Me kohë të drejtat e proniarit mbi tokën dhe mbi fshatarët personalisht erdhën duke u rritur; për besnikëri e shërbime të veçanta në një varg rastesh nga kryezoti u jepej proniarëve privilegji i “imunitetit”, d.m.th. ata çliroheshin nga ndërhyrja e aparatit shtetëror në tokat e P. Dallimet midis pronës së kushtëzuar dhe pronës së plotë bashtinës erdhën duke u zhdukur. P. në tokat shqiptare qe mjaft e përhapur, aq sa fjala “pronie” e humbi kuptimin e saj të veçantë dhe u bë sinonim për zotërim toke (pronë) në përgjithësi. Institucionin e P. e ruajti dhe e shfrytëzoi për interesat e veta edhe Venediku në territoret që vuri nën sundimin e vet në Shqipëri. Në shek. XV, në kushtet e luftës kundër pushtimit osman, P. përjetoi një gjallërim, për arsye të nevojës së luftës për të siguruar forcat e kalorësisë së rëndë. ¤ Koço Bozhori
QATIPI
Termi qatip ose çatip ( kātib) i referohet një shkruei ose sekretar në botën arabe-folëse, bota persiane dhe zona të tjera islamike deri në Indi. Fjala mendohet se e ka prejardhjen nga arabishtja kitāb (libër), dhe ndoshta e importuar nga fqinjët aramaikë të veriut të arabëve Në Afrikën e Veriut, shqiptimi lokal i termit gjithashtu bën që ai të shkruhet ketib. Detyrat përfshinin leximin dhe shkrimin e korrespondencës, lëshimin e udhëzimeve nën komandën e personit përgjegjës dhe dokumentimin e arkivimit.. Arti i të shkruarit, megjithëse i pranishëm në të gjitha pjesët e Arabisë, ishte me sa duket arritje e pak individëve Midis sahabëve të Medinës, rreth dhjetë përmenden si qatibe. Me përqafimin e Islamit, zyra e qatib u bë një postshumë i nderuar. Në atë kohë, në modelin e kancelarisë persiane, ishte zhvilluar një sistem i komplikuar i zyrave qeveritare, secila degë e entitetit qeveritar, fetar, civil ose ushtarak kishte qatibin e vet. Kështu, termi u has gjerësisht në lidhje me fjalë të tjera për të nxjerrë një pozicion sekretar më specifik, dmth. Katib dīëān – sekretar në zyrat financiare, katib al-sirr – sekretar kancelar, katib al-djaysh – sekretar të ushtrisë, e kështu me radhë.Gjatë Perandorisë Osmane ajo u përdor me të njëjtin kuptim, domethënë Kiaya Katibi, sekretari private e Kiaya bey, dhe kështu u transferua në gjuhë të tjera, të tilla si qatip në shqip.
QEFALIA (Kefalé).
Termi Qefali lidhej me një funksion politik me rëndësi në Perandorinë Bizantine ku individi që mbante këtë titull përfaqësonte pushtetin qendror në administratën provinciale, sidomos të qyteteve. Në trevat shqiptare termin Qefali e gjejmë të dokumentuar në Berat, më 1307, 1327, 1413, në Vlorë e Kaninë më 1332, 1368, në principatën e Balshajve, në Despotatin shqiptar të Artës, si dhe në trevat e pushtuara nga Venediku në Veri. Qefali u quajtën edhe krerët e Malësive në shek. XVII si dhe të fshatarësisë së lirë në krahina të ndryshme.
RAJA.
Emër që në Perandorinë Osmane përdorej për popullsinë jomyslimane në vendet e nënshtruara me forcë në fillim të pushtimeve osmane dhe më pas për gjithë popullsinë fshatare të krishterë e myslimanë, të përfshirë në sistemin e timarit. Lidhja e fshatarit me tokën u ligjërua që në shek. XVI me kanunametë e sulltan Sulejmanit. Vartësia e fshatarit raja shfaqej në trajtën e detyrimit ekonomik dhe joekonomik. Si detyrim ekonomik fshatarët raja . paguanin një varg taksash në natyrë e në të holla, një pjesë e të cilave shkonte si rentë qendrore në thesarin e shtetit dhe tjetra si rentë personale në dobi të spahiut . Raja e krishterë duhej të paguante edhe taksa diskriminuese, siç ishte xhizja. Detyrimi joekonomik buronte nga pushteti personal që kishte mbi rajanë Spahiu, si pjesëtar i kastës feudale osmane. Spahiu, ndër të tjera, kishte të drejtën ta kthente pronën e rajasë me forcë në timar po të ikte pa leje, shprehje kjo e lidhjes së fshatarit raja pas tokës. Spahiu nuk kishte të drejtën e gjyqit mbi rajanë e timarit të vet, ndonëse pa lejen e spahiut a pa pagesa të veçanta për të fshatari raja. nuk mund të martohej e as të trashëgonte gjë.
SALLAKU
Termi Sallak ishhte i lidhur ne Solakët , një njësi ushtarake osmae e formuar gjatë sundimit të sultan Bajazitit I. Ata ishin luftëtarë të zgjedhur me kujdes nga kazermat e jeniçerëve dhe roli i tyre në ushtri ishte ruajtja e sulltanit. Kërkesat e Solakëve përmenden në librin “Kavanin-i Yeniçeriyan (Ligjet e Jeniçerëve)” ku shprehej se sikush që të bëhet Solak duhet të jetë i fortë; nuk duhet të jetë djalë i ri, pa mjekër ose i shkurtër (xhuxh) sepse ata janë të caktuar të ecin përpara sulltanit. Detyrat e tyre përfshijnë gjuajtjen me shigjeta, goditjen e armiqve dhe stërvitjen e fillestarëve.. Siç mund të kuptohet , Solakët ishin luftëtarë me përvojë, të stërvitur dhe harkëtarë të mirë.Njësitë Solak kishin krerë të quajtur “Solakbaşı” ose “Sersolak” dhe 4 prej tyre ecnin pranë sulltanit, 2 në të majtën e tij dhe 2 në të djathtën e tij. Ata që ecnin në anën e djathtë të sulltanit mbanin harkun me dorën e djathtë dhe shigjeatën me të majtën, në mënyrë që të mos i kthenin shpinën sulltanit kur qëllonin. Gjithashtu mbajtja e harkut me dorën e djathtë i lejonte ata të synonin në të djathtë kur hipnin mbi kalë, duke i lejuar njësisë roje të qëllonte shigjeta drejt pothuajse çdo këndi të mundshëm pa ndryshuar drejtimin e kuajve të tyre)Numri i tyre i përgjithshëm ishte rreth 200 gjatë pushtimit të Stambollit dhe u rrit në 80 për çdo njësi Solak në kohën e Sulejmanit I. Arma e tyre kryesore ishte harku dhe shigjeta dhe ata mbanin gjithashtu një kamë. Ata stërviteshin të qëllonin çdo ditë me Okmeydanı një shigjetë katrore dhe vazhduan të përdornin harkun dhe shigjetën edhe pasi pushkët zunë vendin e tyre në ushtrinë osmane.
SAMARXHIU
Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra gjatë periudhës së esnafeve ( shoqatave të zejtarëve) në qyteet shqiptare gjatë sundimit osman. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë… Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Ndërkohë lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.
SANXHAKTARI
Termi Sanxhaktar përdorej për të emërtuar një qeveritar dhe komandanttë një Sanxhaku në Perandorinë Osmane. Në tokat shqiptare pas shek. XVII pati edhe sanxhakatr apo mytesariuf me arpallëk, që gëzonte, përveç të ardhurave të hasit të vet, edhe të drejtën për të mbajtur një pjesë të të ardhurave shtetërore për të përballuar shpenzimet administrative-ushtarake. Që nga vitet 30 të shek. XIX, me reformat e Tanzimatit dhe me ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak, ai drejtonte vetëm pushtetin civil në sanxhaqe (prefektura).
SARACI
Termi saraçë apo lëkurëpunues ekzistonte që herët dhe ka vazhduar të zhvillohet në periudha.Saraçët ishin zejtarë të cilët prej lëkurës së regjur bënin komplet pajisje për shalimin e kalit, si shalë, jakna të kalit, dizgjinë, hama, frerë, pastaj kuleta, fishekli, qese për duhan dhe sende të tjera.Në të dhënat e literaturës së kohës, në fillim të shekullit XX, në shumë qytete shqiptare ekziston esnafet( shoqatat) e saracëve .Mirëpo, me shtimin e vrullshëm të mjeteve të komunikacionit e transportit, përdorimit të traktorëve për bujqësi etj., ndodh rënia e shpejtë dhe zhdukja e kësaj zejeje, e cila gradualisht është transformuar në zeje tjera si galanteri-prodhimin e çantave dhe atë të këpucëtarëve.
SERDARI
Termi Serdar ishte një gradë ushtarake në Perandorinë Osmane dhe një titull fisnikërie në Mal të Zi dhe Serbi.Serdarët shpesh shërbenin në kufijtë e Perandorisë Osmane. Termi shpesh përkthehet si ‘komandant’ dhe origjinën e nga gjuha persiane.Titulli Serdar përdorej gjithashtu në Principatën e Malit të Zi dhe Principatën e Serbisë si një titull nderi poshtë atij të vojvodës..
SPAHIU
Termi Spahi i referohej një feudali osman që zotëronte një pronë feudale me emrin feud Spahiu e gëzonte timarin me kusht që të shkonte në luftë si kalorës i armatosur me shpenzimet e veta sa herë që e quante të nevojshme pushteti qendror. Kur të ardhurat e timarit e kalonin shumën e caktuar nga kanunet për jetesën e vetë spahiut atëherë ai ishte i detyruar të dërgonte një kalorës të armatosur (xhebelu) për çdo 3000 akçe më shumë që fitongte Kur nuk i përgjigjej thirrjes, Spahiu zhvishej nga feudi, kurse po të kryente mirë shërbimin ushtarak shpërblehej me zmadhimin e feudit. Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm, por i biri i Spahiut mund të trashëgonte timarin nëse ai përmbushte detyrimet që kishte i ati. Në kohë paqeje Spahiu. ishte i detyruar të jetonte në feud për të kryer rolin e vet si feudal. Brenda feudeve Spahijte kishin zakonisht edhe ekonomi të tyre personale të njohura me emrin hassa-çifligje . Gjatë periudhës së lulëzimit të sistemit të timarit në shek. XV–XVI, S. përbënin pjesën dërrmuese të parisë feudale, si dhe forcën më të rëndësishme ushtarake të Perandorisë Osmane në përgjithësi e po ashtu të trevave shqiptare në veçanti. Me shthurjen e këtij sistemi u dobësua pozita ekonomike, shoqërore e politike e tyre. Vendin e Spahiut për forcat ushtarake e zuri dora-dorës bylykbashi, që sillte me vete ushtarë të pajtuar me rrogë.
STAVRI
Termi Stavri apo Stavros lidhet me një pozicion në hierarkinë e kishës ortodokse. Stavros ishin priftërinië që kishin të drehtë të mbanin një kryq mbi rason e zezë dhe mund të bënin shërbesa fetare. Stavrophori i ikonës është një gradë nderi kishtare që u jepet priftërinjve me aktivitet të jashtëzakonshëm baritor nga peshkopi eparkial. Priftërinjtë që mbajnë një gradë të tillë mbajnë një brez të kuq dhe një kryq pektoral si shenjë dalluese, dhe gjatë shërbesave fetare edhe një bedernitsa, ndryshimi i vetëm nga priftërinjtë ikonakë është mbajtja e kryqit pektoral.
SUBASHI
Termi Subash lidhej me një funksionar ushtarak osman, komandant në një kaza, qytet ose nahije. Mbante rendin e qetësinë atje ku kryente detyrën dhe në kohë lufte merrte pjesë me repartin e tij në veprime luftarake. Më 1438 Skënderbeu ishte subash i vilajetit të Krujës. Në shek. XV Subashi varej nga sanxhakbeu. Në shek. XVI aoi u shndërruan në funksionarë administrativë, kryesisht nëpër feudet ushtarake dhe në çifligjet, si përfaqësues të pronarëve të tyre.
SHEHU
Termi Sheh lidhet me emërtimin e liderit të një sekti mysliman ose të një teqeje të këtyre sekteve që vepronin në Shqipëri që kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane dhe Shqiptarët u islamizuan. Shejh. kishte detyrë të drejtonte sektin ose teqenë në realizimin e detyrave për edukimin fetar të banorëve. Mjaft shejhlerë kanë marrë pjesë në lëvizjet kryengritëse gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sheh Hasani ishte anëtar i Pleqësisë, që doli nga kryengritja e armatosur, që nisi në Berat dhe që u shtri në krejt Shqipërinë e Jugut (1834); Sheh Mustafai ishte një nga udhëheqësit e kryengritjes të të dyja Dibrave, që shkuan në ndihmë të kryengritjes së Shkodrës (1835 Shejh Shamia udhëhoqi revoltën e Shkodrës dhe dha shembullin personal, duke hapur hambarët e të atit (1854); Sheh. Fejza nga Bulqiza punoi për forcimin e ndjenjave kombëtare duke kërkuar përhapjen e gjuhës shqipe dhe krijimin e alfabetit kombëtar, udhëhoqi kryengritësit e Dibrave kundër qeverisë osmane që kërkonte t’i hiqte kësaj krahine qeverisjen lokale. Shembullin e tyre e ndoqën edhe shehlerë të tjerë gjatë lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes.
SHERIFI
Termi Sherīf e ka prejardhjen nga fjala arabe Sharif e do të thotë , ‘i lindur nga lart’ Ai është një titull që përdoret për të përcaktuar një person që rrjedh ose pretendon të rrjedhë nga familja e profetit islamik Muhamed Më shpesh, i referohet një pasardhësi të Aliut, dhëndrit të Muhametit që u martua me Fatimen vajzën e Muhamedit, Në kuptimin më të ngushtë, i referohet vetëm dikujt që rrjedh nga djali më i madh i Fatimes dhe Aliut (dhe nipi i Muhamedit) Hasani. Në këtë, ai dallohet nga termin sayyid (‘zotëri’, ‘zotëri’,.Termi e pozicioni nuk ka lidhje etimologjike me termin anglez sheriff, i cili vjen nga fjala e vjetër angleze scīrgerefa, që do të thotë “shire-reeve”, duke iu referuar reeve-it lokal (përfaqësuesit loka) të mbretit në shire (qark).
TABAKU
Termi Tabak lidhet me zejtarët që merreshin me regjjen dhe përpunimin e lëkurëve. Mjeshtëria e tyre qe mjaft e përhapur qysh herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë. Regjja e lëkurëve u përhap kryesisht në qendrat pranë liqeneve, lumenjve dhe burimeve ujore. Në shek. XVIII– gjysma I e shek.XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç e dëshmon edhe numri i madh i punishteve në disa qytete. Kështu në Berat kishte mbi 40 “tabakhane”, në Prizren 43, në Shkodër 30, në Elbasan 35, në Pejë 50, në Gjakovë 60 etj. Prodhimet e tyre eksportoheshin edhe jashtë vendit. Tabakeët u pasuruan shumë, sa që esnafi (i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit. Duke ndikuar edhe në organizata të tjera zejtarësh, ata krijuan tarafe të fuqishme esnafore që u bënë mbështetje e rëndësishme për forcat politike të vendit, siç qe rasti me sundimtarët Bushatllinj. Edhe pas rënies së kësaj mjeshtërie në gjysmën II të shek. XIX, kur esnafët e Tabakëve e humbën rëndësinë, lëkurët e përpunuara mbetën një nga produktet kryesore të eksportit deri në prag të Luftës II Botërore.
TERZIU
Termi Terzi lidhej me zejtarët që merreshin me punimin e veshjeve, kryesisht në qytet dhe më pak në fshat. Gjatë shekujve Terzitë. kanë luajtur rol për formimin e tipareve kombëtare të veshjeve shqiptare, që shquhen për stilin e veçantë dhe origjinalitetin, duke pasur larmi sipas krahinave etnografike të vendit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Osmanët, pësoi ndikime mënyra e veshjes së parisë feudale dhe e një pjese të qytetarëve. Terzitë. iu përshtatën kërkesave të reja dhe prodhimet e tyre kryesore u bënë mitanet e jelekët, kaporana, dollomaja, fermeleja etj., të përgatitura me copa të kushtueshme e të qëndisura me motive artistike vendase. Në shek.XVII-mesi i shek.XIX me zhvillimin e jetës qytetare, mjeshtëria e Terzive arriti lulëzimin e vet të mëtejshëm. Aat formuan esnafet e tyre të veçantë ku në Shkodër “Tarafi i Terzijnje” luajti rol të rëndësishëm në jetën ekonomike e politike, sidomos me ardhjen në fuqi të sundimtarëve Bushatllinj, që patën përkrahjen e esnafit të terziveKur nisi përhapja e veshjeve europiane, në shek.XIX, mjeshtëria e Terzive filloi të humbasë rëndësinë e dikurshme dhe ia zuri vendin puna e rrobaqepësit. Pas Luftës II Botërore tradita e pasur e punimit të veshjeve u ringjall me forma të reja prodhimi.
VEZIRI
Termi Vezir ishte emërtimi për një pozicion gjatë Perandorisë Osmane që vepronte si zëvendësi kryesor i sulltanit për administratën dhe çështjet ushtarake. Vezir, ‘ndihmës’ ose ‘zëvendës’, një term i përdorur për herë të parë në Kuran, evoluoi në kuptimin ‘kryeministër’ në historinë e hershme islame, ndoshta duke u bërë një zyrë e administratës arabe me Kalifin Abasid el-Mahdi (775–785). Titulli vezir u përdor gjerësisht si një nder për përfaqësuesit e kalifit ose sulltanit. Veziri ishte kreu i qeverisë dhe siguronte sigurinë e pallatit duke monitoruar vizitorët. Veziri shpesh takohej me njerëzit dhe e informonte Faraonin për ngjarjet e ditës. Ai u caktonte zyrave qeveritare detyrat e tyre të përditshme dhe sigurohej që ato të kryheshinPozicioni filloi me Alaeddin Pashain (rreth viteve 1320–1331) dhe më vonë u dominua nga familja Çandarlı, e cila ndihmoi në ndërtimin e themeleve administrative të perandorisë..
ZAIMI
Termi Zaim i referohej një feudali që zotëronte një ziamet një lloj i feudit osman i ngritur mbi pronësinë feudale shtetërore mbi tokën, më i madh se timari. Zaimi ishte kreu i një trupe të parregullt ushtarke, një lloj milicie gjate Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër ai nënkuptonte emrin e një djali me origjinë të pasur arabe, mbart peshën e fuqishme të “udhëheqësit” dhe “shefit”. I rrënjosur në termin arab “al-Za’im , që përkthehet “udhëheqësi”, ky emër mishëronte autoritetin dhe forcën që në moshë të njomë.Feudali që zotëronte një ziamet quhej zaim dhe bënte pjesë në shtresën e aristokracisë feudale lokale dhe mbante titullin “bej” Struktura e Ziametit si pronë feudale osmabe dhe mënyra e zotërimit të tij nga feudalët ishte e njëjtë me atë të timarit. Edhe ky lloj feudi ishte burim rekrutimi forcash ushtarake. Në trevat shqiptare, gjatë shekujve të parë të sundimit osman, veçanërisht pas mesit të shek. XVI, Ziametet përfshinë kryesisht fshatra. Më 1431 në krahinat e Shqipërisë jugore dhe Qendrore ishin krijuar 16 ziamete, në të gjitha trevat shqiptare në vitet 30 të shek XVI kishte 54 dhe në fund të këtij shek. 212 Z. Në shek. XVII sasia e tyre u rrit edhe më tepër.Ziameti. u abrogua bashkë me kategoritë e tjera të pronës feudale ushtarake osmane me reformat e Tanzimatit
ZYLYFTARI
Termi Zylyftar ishte një titull i nderuar, që referohej rojeve të pallatit në Perandorinë Osmane që ishin përgjegjëse për sigurinë e Sulltanit, detyrat ceremoniale, armatimet dhe arsenalet e pallatit. Ata shpesh konsideroheshin si simbole prestigji dhe autoriteti dhe kryenin detyra ceremoniale në zona kyçe të pallatit, siç janë oborri i dytë dhe i tretë, Vizitorët tërhiqeshin tërhequr veçanërisht nga ndërrimi ceremonial i rojeve dhe procesionet e tyre madhështore nëpër oborre, të cilat ofronkin një pamje dinamike të traditave të epokës osmane. Zylyftarët nga ana tjetër, ishin kalorësia elitare e caktuar për të mbrojtur sulltanin në betejë. Ata nuk kishin armaturë, por kishin veshje të dallueshme. Këto njësi ishin më shumë truproja të kalorësisë perandorake dhe ishin me gradën më të lartë midis ushtarëve. Për osmanët, shërbimi ushtarak nuk është një barrë, por një nder dhe një nder që burrat duhet ta pranojnë me gatishmëri. Nderimi më i madh i rezervohet Gardës Silahtar, të cilët sihin të ngarkuar me mbrojtjen e vetë sulltanit. Ata ishin gtë armatosur me shtiza, të shkëlqyera për të thyer linjat e armikut me një sulm shkatërrues.


































